• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KUJTIM XHAJA/ Gazetarë të “WhatsApp”-it dhe gazetari e klikimeve
Home
Blog

KUJTIM XHAJA/ Gazetarë të “WhatsApp”-it dhe gazetari e klikimeve

March 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

E enjte…Mbasdite vonë…

Sapo kam përfunduar punën, po nxitoj të shkoj në një takim me një mik të ngushtë, me të cilin është bërë një kohë që e gjatë që nuk jam parë.

Bashkë kemi qenë në një shkollë, në një klasë, në një bangë. Të dy na lidhte me njëri-tjetrin pasioni dhe dashuria që kishim për letërsinë, artin, komunikimin.

E takoi, ulemi të qetë në një bar-kafe elegante të qytetit…

Mu duk sikur vitet kishin ndalur…e filluam diskutimin menjëherë aty ku e kishim lënë shumë kohë më parë…Gjatë bisedës më tregoi se tanimë kish hapur një portal lajmesh online, kish punësuar disa gazetarë të rinj dhe puna po i ecte për mrekulli.

“Fillimi ishte i vështirë, m’u desh të bëja edhe punë të tjera shtesë, sepse portali nuk po më sillte të ardhura të mira,”- më tha.

“Më vonë, me shtimin e burimeve njerëzore, të prodhimit të përmbajtjes së re dhe rritjes së shikueshmërisë, na erdhën edhe reklamat. Platforma online po zgjerohej. Tashmë, të gjitha fitimet i nxjerr nga Facebook, për cdo reklamë që shihet në bloëgun tim, ai është i gatshëm t’më paguajë”, më tregon.

Fitimet ishin të kënaqshme, puna të ofronte komoditet…

Ai fliste plot kënaqësi për punën, të cilën e kish ngritur tërësisht me mundin e tij, e unë e dëgjoja me kërshëri dhe vëmëndje të pandarë. Desha të kuptoja si funksionojnë sot mediat edhe portalet online…

Sot, teknologjia, rrjetet sociale kanë ndryshuar e strukturuar çdo kanal komunikimi e bashkë me to kanë ndryshuar çdo përqasje, shije të lexuesit të sotëm. Këto platforma të reja kanë hyrë në qendër të komunikimit masiv dhe kanë përcaktuar qartë rregullat e lojës.

Tashmë beteja është tek shikueshmëria. Portalet online vihen në garë të egër për të përthithur sa më shumë reklama, çdo reklamë përkthehet në klikim, çdo klikim në fitim. Kështu, lajmi humbet prioritetin e dikurshëm, ai avash-avash zë vendin e dytë…

Shkrimet me përmbajtje të mirë dhe cilësore nuk përbëjnë më interes për këto media, ato duhet të jenë sa më të shkurtra, aq sa është edhe vëmendja e ndjekësit përtej ekranit. Titujt, priren të jenë sa më bombastikë, si e si të tërheqin vëmendje. Shpesh herë presioni i kohës, lufta e egër e shikueshmërisë, klikimeve, punonjësit joprofesionistë bëjnë që të anashkalohen shtatëmbëdhjetë nenet e kodit të gazetarit profesionist. S’ka kohë njeri të merret më me verifikimin e e burimeve të informacionit. Ata ia kanë lënë vendin sensacionit, vanitetit dhe lajmit viral të rrjetit.

Papritur, bisedën tonë e ndërpret një tingull celulari në tavolinë. Hera-herës bashkëbiseduesi që kam përballë diçka lexon, buzëqesh çuditshëm, seç shkruan dhe vazhdon pëesëri dialogun e lënë përgjysmë…Këtë veprim e përsërit disa herë.

E pyes se ç’po bën, ma kthen qetësisht:

“Më erdhën tre lajme në What’sApp, i dërgova në redaksi, u publikuan në portal! Kaq ishte! Ai po punonte, ndërkohë po pinte kafe me mua.

E gjithë kjo thjeshtësi në veprim më habiti, më ç’orientoi! Në atë cast, m’u duk vetja sikur kisha mbetur një epokë mbrapa…

Në epokën e artë të gazetarit të terrenit. Në kohën e atij reporterit modest, i cili shëtiste me këmbë çdo pëllëmbë të Shqipërisë. Me një laps, bllok në dorë ai nisej për të çuar në fund një mision.

Në ditët e sotme më mungojnë editorialet, komentet publicistike, pamfleti, reportazhi, apo fejtoni. Duket se këto gjini të gazetarisë klasike kanë humbur, nuk lëvrohen më. Interneti dhe mediat sociale iu kanë shpallur “luftë të hapur” këtyre formave të vjetra dhe origjinale të krijimtarisë. Këto platforma të reja nuk kanë më vend për to.

Sot, për fat të keq, ka humbur kontakti i gazetarit me njeriun. Më vjen ndër mend, kur punoja vetë si gazetar terreni në një të përditshme: Në fund të ditës, kur mbyllja çdo punë, më dukej vetja si  një “hero” i vogël, sepse bëhesha pjesë e halleve, problemeve, vështirësive të qytetarëve të thjesht. Kisha komunikim të drejtpërdrejt me ta, isha zëri i atyre që s’kishin mundësi të dëgjoheshin,  krahu i atyre që s’kishin mundësi të vepronin.

Në fund të ditës shkoja në shtëpi i lumtur, me mendimin se diçka kisha ndryshuar në realitetin e tyre.

Vallë gazetarët e sotëm të portaleve e ndajnë këtë ndjesi që të fal profesioni i gazetarisë?

Druaj se jo, ata janë shumë të zënë të bëjnë përllogaritjen e klikimeve.

Ajo që deri dje quhej mjeshtëri, sot është kthyer në një industri fitimprurëse…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Kur hakmarrja ka udhëheqës Petrit Vasilin
Previous article NIKOLLAQ NERANXI/ Paraja e drogës po prish rregullat e tregut, 25-vjeçarët po blejnë tokat në autostradën Tiranë-Durrës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k