• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALTIN KETRO/ Operacioni antidrogë dhe rastësia që shpëtoi fatin e qeverisë!
Home
Blog

ALTIN KETRO/ Operacioni antidrogë dhe rastësia që shpëtoi fatin e qeverisë!

March 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Le ta themi qysh në fillim atë që në fakt duhet të ishte edhe konkluzioni i këtij shkrimi: Kryeministri Rama dhe qeveria e tij ishin me fat që operacioni për kapjen e sasisë më të madhe të kokainës në Shqipëri, nuk pati rrjedhje informacioni drejt opozitës. Rrjedhja e informacionit mund të vinte nga dy drejtime: nga SHISH-i, ose nga organi i akuzës. Për fat, të dy ish titullarët e këtyre dy institucioneve që kishin lidhje direkte me Berishën, nuk janë më në detyrat e tyre. Po, pse është e rëndësishme kjo dhe përse kjo përkthehet si fat për qeverinë?

Situata nuk është aq e thjeshtë sa ç’mund të mendohet tani që operacioni doli me sukses dhe është bërë publik. Në shumë media, analistë të ndryshëm hedhin tezën se përse nuk u prit edhe disa ditë me qëllim që ata që janë porositësit e vërtetë të shfaqeshin për të tërhequr sasinë e kokainës që u takonte.

Ne tashmë e dimë se jetojmë në një ambient të atillë politik ku konspiracioni për të hetuar një ngjarje kriminale konsiderohet si ves, kurse dekonspirimi si virtyt. Për sa kohë që në krye të SHISH dhe Prokurorisë ishin respektivisht Visho Ajazi dhe Llalla, informacionet më parë kalonin nga zyra e Berishës. Besoj se ende i keni të freskëta pamjet e videos gjatë operacionit antikanabis në Vlorë, pamje të cilat ishin filmuar nga prokurori i çështjes, por që ende pa u përmbyllur operacioni, përfunduan si ekskluzivitet në Facebook-un e Berishës.

Fatmirësisht tashmë jemi në një klimë besimi midis disa institucioneve të rëndësishme të shtetit siç janë: policia, prokuroria dhe SHISH. Megjithatë, duke qenë se në këto operacione është e detyruar të marrin pjesë një numër njerëzish nga disa institucione, gjasat janë që midis tyre të ketë edhe ndonjë që e ka për hobby të sjellë tensione politike duke dekonspiruar operacionet antikrim.

Një hipotezë e tillë mund të zhvillohej kështu: Në celularin e Berishës mbërrin një mesazh nga spiuni digjital (po të ishin ende Visho Ajazi dhe Llalla, kjo gjë tashmë do kish ndodhur), i cili i çon një tekst pak a shumë të tillë: “Doktor, jam një punonjës i policisë/prokurorisë/doganës dhe ju informoj se në një magazinë në Maminas, që është në pronësi të firmës X me pronar Y, ndodhet një ngarkesë me banane që ka ardhur nga Kolumbia, brenda të cilës është një sasi e madhe droge e llojit kokainë. Kjo drogë ka hyrë pa probleme nga porti i Durrësit për llogari të Noriegës dhe po pritet nga dita në ditë që, nën kujdesin e tij, të dalë jashtë Shqipërie për t’u shitur në tregun evropian. Janë në lojë qindra milionë euro doktor, prandaj kërkoj prej jush ta denonconi sa më parë me qëllim që Noriegës t’i prishen planet. Të lutem anonim se ushtarët e Noriegës të heqin kokën”.

Pa diskutim që pas këtij denoncimi që Berisha do e bënte publik nëpërmjet një statusi në Facebook, policia do të ishte e detyruar të ndërhynte. Problemi do ishte se askush nuk do ta besonte që policia ishte duke vëzhguar për të kapur peshqit e mëdhenj, por njerëzia do besonte variantin që Berisha e zbuloi i pari dhe policia që po ruante drogën tashmë ishte e detyruar të arrestonte trafikantët.

Pas kësaj do shfaqeshin njëri pas tjetrin nëpër ekrane gjithë lidershipi i PD-së, ku pasi të vinin në dukje meritat e Berishës që me denoncimet e tij i bëri nder Shqipërisë, do fillonin të akuzonin kryeministrin Rama si pronar të drogës, do kërkonin me ultimatum dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, si dhe do të informonin gjerësisht partnerët evropianë të krahut të tyre mbi këtë situatë. Nuk përjashtohet këtu që opozita të niste edhe një valë protestash duke pasur si kauz pikërisht këtë sasi droge.

E mira do të ishte që në të tilla raste, pasi e pikas grupin kriminal, ta mbash atë nën survejim dhe në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe amerikane të nisësh një hetim në konspiracion të plotë për të zbërthyer të gjithë rrjetin. Kjo do të thotë që këtij grupi kriminal t’i lësh hapësirë ta nxjerrë një pjesë të ngarkesës nga Shqipëria për të parë destinacionet dhe pritësit e mallit.

Por, siç shpjegova më lart, ne kemi një opozitë që mezi pret sa të dalë në skenë një skandal qeveritar dhe menjëherë të japë alarmin se filan politikanë të mazhorancës janë të përfshirë në trafik droge. Pra, duke pasur një ngutje të tillë nga opozita për të akuzuar për çdo gjë qeverinë dhe policinë, edhe kur ajo korr sukses, natyrisht që disa etapa shkurtohen. Rastësia e solli që, kësaj here, burimi digjital i Berishës fatmirësisht të rezultonte shterp. Në të kundërt, historia sot do të shkruhej ndryshe…

P.S. Gjatë kohës që kryeprokuror ishte Llalla, suksesin në operacione të tilla opozita ia njihte prokurorisë, kurse policinë e kategorizonte si të inkriminuar. Tashmë që në këtë detyrë është zonja Marku, meritën opozita ia njeh partnerëve ndërkombëtarë dhe sërish policia është e demonizuar. Çështja është se, kur edhe vetë partnerët ndërkombëtarë meritën ia njohin policisë, ç’emër t’i vësh opozitës?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Kush qëndron pas drogës kolumbiane
Previous article MATTHIAS VON HEIN/ Armët e IS-it

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k