• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Njollë turpi: Vala e protestave i bën përshtypje edhe Trumpit
Home
Blog

Njollë turpi: Vala e protestave i bën përshtypje edhe Trumpit

February 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Për jo amerikanët është një gjëzë kulturore, se pse mosha minimale e lejuar për të zotëruar armë gjysmëautomatike është më e ulët se mosha e lejuar për blerjen e alkoolit.

Pas masakrës në një shkollë në Florida sërish përhapet thirrja për ashpërsimin e ligjeve të armëve në Shtetet e Bashkuara; ngjashëm siç ka ndodhur pas çdo ngjarjeje të krahasueshme vrastare në vitet e shkuara.

Dhe në fakt nuk ka nevojë që të debatosh gjatë për këtë: që sa e nevojshme është kjo!

Në “vendin e të lirëve” në qarkullim janë tepër shumë armë, të cilat mund t’i shtiesh shumë lehtë në dorë dhe të cilat shumë dendur janë në duart e njerëzve të sëmurë.

Për jo amerikanët është një gjëzë kulturore, se pse mosha minimale e lejuar për të zotëruar armë gjysmëautomatike është më e ulët se mosha e lejuar për blerjen e alkoolit.

Shanset për ndryshime janë të vogla

Por megjithë tronditjen publike për nxënësit e vrarë, për studentët dhe mësuesit, për vizitorët e koncerteve dhe të bareve, deri tani nuk ka ndodhur asgjë, ose nuk kanë ndodhur shumë gjëra.

Në temën e aksesit dhe të zotërimit të armëve të zjarrit aktive janë forca të fuqishme politike, të cilat kundërshtojnë çdo ashpërsim të ligjeve; shumicën e herëve me sukses.

Nuk duhet të jesh cinik, po t’i gjykosh edhe tani – kur të mbijetuarit e masakrës së shkollës të Parklandit e zbrazin publikisht deri në Shtëpinë e Bardhë zemërin e tyre – me skepticizëm për shanset për ligje më të ashpra për armët.

Kjo varet edhe nga konsensusi bazë politik kushtetues, se zotërimi i armëve është një e drejtë e garantuar nga kushtetuta.

Vala e protestave i bën përshtypje edhe Trumpit

Gjithsesi, ngjarja më e fundit dhe vala që ngrihet e protestave i bëjnë përshtypje edhe Presidentit Trump, atij që deri tani lëvdohej për afërinë e madhe që kishte me lobin e armëve NRA.

Propozimi i tij për të pajisur në të ardhmen mësues me armë, në mënyrë që ata të mund të sprapsin një sulmues, tregon të gjithë hutimin. Mësues në rolin e policëve?

Sipas kësaj logjike është afër mendsh që çdo qytetar duhet të mbajë me vete armë; sepse asnjëherë nuk e di ç’të pret. Nga njëra anë është për t’u përshëndetur çdo hap (i vogël), i cili ndihmon për të shpëtuar jetë njeriu.

Për çdo rast, kufizimi drastik i aksesit tek armët e zjarrit – tek armët e zjarrit të çdo lloji – është i pashmangshëm.

Deri atëherë do të ndizen shumë qirinj të tjerë në kujtim të viktimave të reja të masakrave si në Parkland. Vuajtja, që bie mbi familjet dhe komunitetet, që bie mbi të gjithë vendin, është një njollë turpi – edhe në ndërgjegjen e shumë politikanëve.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DR. ULRICH MÄHLERT/ Ekspozita “Komunizmi në epokën e tij” dhe Shqipëria
Previous article CARMEN-FRANCESCA BANCIU/ Kultura është zemra e një shoqërie

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k