• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SHPETIM IDRIZI/ S’ka lindur ende ai burrë që të heqë fjalën ‘Çamëri’
Home
Blog

SHPETIM IDRIZI/ S’ka lindur ende ai burrë që të heqë fjalën ‘Çamëri’

February 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që ta heqë emrin e Çamërisë. Çamëria është gjallë, ne jemi në këmbë. Nuk mundemi dot të na kërcënojë një vend si Greqia me veto, kjo do të thotë arrogancë. Kemi të gjithë forcën për t’i thënë që për ne shqiptarët dielli lind nga perëndimi”, tha Idrizi.

Ne kërkojmë atdheun dhe atdheu jonë është Çamëria. I bëj thirrje popullit grek, kryeministrit të Greqisë: Ne shqiptarët e Çamërisë nuk kërkojmë të ndryshojmë kufijtë, por një ndjesë për të falur, që dy popujt të jetojnë si popuj miq. Populli grek të na pranojë në shtëpitë dhe vatrat tona. Gjithmonë do të na kenë përballë, të fortë, në këmbë.

I drejtohem Presidentit të Greqisë, na flet për të drejtat e njeriut, ndërkohë që nuk kam parë asnjë shqiptarë t’i japë përgjigje. Na flet për të drejtat, kur vendi i tij ka përzënë të gjithë komunitetit, nuk ka firmosur as konventën për të drejtat e minoriteteve. Për të nuk vlen e drejta e jetës, e përkujtimit, e varrezave, e minoritetit, e shkollimit. Më duhet t’i kujtoj sot Ramës, Bushatit, Bashës: Bënë varrezat e ushtarëve të rënë në territorin e Shqipërisë, që erdhën si pushtues. Gjermania naziste po hynte në Greqi dhe ushtarët grekë rrinin në trojet shqiptare. Zoti do drejtohet më i drejtë seç po tregohet i gjithë ky soj.

Ne jemi këtu edhe për të gjithë ato që përbëjnë identitetin e çdo shqiptari. Deti, toka, atdheu, varrezat nuk janë të pushtetarëve, por amanet nga Zoti, që ne duhet t’ia transmetojmë brezave. Ne nuk mund të negociojmë integritetin e Shqipërisë, por duhet ta ruajmë atë. Ne duam një marrëveshje, që të zgjidhen problemet mes dy vendeve, por ne duam një marrëveshje që të zgjidhen jo vetëm yshtjet që ka Greqia me Shqipërinë”, shtoi kreu i PDIU.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAVID BREWSTER/ Mirë se vini në Oqeanin e ri Indian
Previous article YLLI DYLGJERI/ 100 like dhe 100 komente për Teatrin e Ri

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k