• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
NICK PATON WALSH/ Perëndimi s’do t’i ndalojë tmerret në Siri, thjesht nuk i intereson
Home
Blog

NICK PATON WALSH/ Perëndimi s’do t’i ndalojë tmerret në Siri, thjesht nuk i intereson

February 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Të thuash që ‘nuk ka fjalë’ të përshkruash tmerrin është irrituese, por tani të mos thuash asgjë është bërë mënyra e re e të shprehurit rreth luftës më tmerruese të botës.

Është kryesisht puna e Kombeve të Bashkuara të gjejnë fjalët – të artikulojnë mizorinë që po lëshohet përsëri mbi popullin e Sirisë.

Në vend të saj, zyrtarët e saj lëshojnë një deklaratë që thotë: “Nuk ka fjalë që mund të përdoret për të përshkruar fëmijët e vrarë, nënat e tyre, baballarët e tyre dhe të dashurit e tyre”, pas një dite tjetër brutale në Ghouta.

Nuk është se masakra i shpëton kufijve të gjuhës së folur, por deklarata “nuk ka fjalë” aludon dy gjëra që janë shumë më të tmerrshme:
E para: pas 7 vitesh që dënon dhunën me “termat më të fortë të mundshëm”, OKB-ja – negociatori kryesor dhe furnizuesi i ndihmave – ka arritur në përfundimin që të mos thuash asgjë është mënyra e vetme me të cilën mund të tërheqë vëmendjen.

E dyta: OKB-ja në mënyrë efektive e pranon se nuk ka më rol në Siri.

Vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së pengon çdo rezolutë kuptimplotë – e cila shpesh hidhet poshtë nga regjimi i Assadit që përsëri akuzohet për përdorimin e gazit sarin, pavarësisht një rezolute që kërkon dorëzimin e të gjitha armëve kimike.

Aty ku paqebërësit dhe diplomatët duhet të kenë një mekanizëm për ulje përshkallëzimi dhe mëshirë, tani ekziston një hapësirë boshe e qëllimshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit vetëm pak javë më parë artikuloi një strategji me shumë pika për Sirinë kaq të gjërë dhe gjithë-përfshirëse që në thelb angazhonte SHBA-në për një prezencë pak a shumë të përhershme në vend- si dhe largimin e Assadit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit këmbëngul se administrata është “e angazhuar plotësisht” kur bëhet fjalë për situatën në provincën e Ghoutës, por megjithatë, kur pyetet se çfarë po bëjnë ekzaktësisht Shtetet e Bashkuara, ajo përgjigjet në një sallë të mbushur me gazetarë: “Nuk e di se çfarë prisni që ne të bëjmë.”

Në vetvete kjo është një deklaratë shumë e çuditshme, që presupozon se nevoja për një përgjigje të thjeshtë dhe të qartë për Ghoutën është një lloj fantazie e egër mediatike. Megjithatë është gjithashtu një përgjigje shumë e sinqertë. Çfarë mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të bëjnë në të vërtetë?

Madje edhe kur Kancelarja Angela Merkel thotë që Gjermania ”duhet të bëjë çdo gjë që mundet që t’i japë fund masakrës”, më pas ajo propozon t’i bëjë thirrje një prej bashkë-sponsërve të saj, Rusisë.
E vërteta e këtyre deklaratave është se ato e pranojnë realitetin. Nëse Perëndimi nuk është i përgatitur të rrëzojë avionët e mbështetur nga Rusia nga qielli mbi Ghoutën për të vendosur një zonë ku ndalohet fluturimi, atëhere i ka duart e lidhura.

Kjo nuk është një seri e re taktikash nga regjimi sirian dhe Rusia: më parë ata kanë biseduar rreth një armëpushimi, para bombardimit, rrethimit dhe zbatimit të objektivave të tyre ushtarake – duke kërkuar përfundimisht që të gjithë banorët të largohen nga një territor i rrethuar.

Kjo është ajo që bëjnë ata. Dhe atrofia e pafuqishme dhe konfuze është se çfarë po bën bota e jashtme në përgjigje të kësaj situate.

Kjo lloj masakre nuk u regjistrua sa duhet kur filloi në vitin 2012, as në 2013 kur barbarizmi u bë aq i egër saqë sirianët e dëshpëruar lejuan organizatën terroriste të Al Qaedës të dominonte disa zona dhe një grup të quajtur ISIS të marshonte në qytetin sirian Raqqa.

Në Homs, Hama, në lindje të Aleppos, madje edhe me përdorimin e gazit sarin në Ghouta në 2013 dhe Khan Sheikhoun në 2017, krimet nuk janë kurrë të mjaftueshme që të marrin një përgjigje serioze dhe të përkushtuar nga Perëndimi. Deri tani, Assadi ka humbur një aeroport dhe transaksionet bankare ndërkombëtare i duken të ndërlikuara. Asgjë tjetër.

Është shqetësuese të arrihet në përfundimin se diskutimi i përsëritur “kurrë më” dhe indiferenca perëndimore fsheh çështjen e vërtetë në rrezik në këtë rast. Ne thjesht nuk na intereson. Bota perëndimore do të veprojë vetëm nëse kryqëzata e Sirisë gjeneron një tmerr kaq ekstrem saqë militantët të kërcënojnë qytetet tona. Iluzioni që turpi dhe zemërimi ynë mund të ngadalësojë masakrën po i jep popullit të Ghoutës shpresa false.
Përpjekjet e Perëndimit ndoshta mund të vijnë në ndihmë për pasojat. Ne nuk jemi të aftë të bëjmë asgjë. Por ndërkohë ku mund t’i dërgojmë lulet?(BalkanWeb)
Analiza e botuar sot në CNN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI DYLGJERI/ 100 like dhe 100 komente për Teatrin e Ri
Previous article BLERINA HOXHA/ Deeuroizimi me dy anët e medaljes, garancia e Bankës së Shqipërisë dhe alarmi i eksportesve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k