• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Qafështama, destinacioni më i frekuentuar gjatë dimrit për të apasionuarit ndaj natyrës
Home
Blog

Qafështama, destinacioni më i frekuentuar gjatë dimrit për të apasionuarit ndaj natyrës

February 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kruja është një nga destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë, duke qenë modeli i një turizmi të qëndrueshëm, të shtrirë përgjatë gjithë vitit. Kjo jo vetëm për turizmin e kulturës me veprën e Heroit Kombëtar në Kalanë e Krujës, apo artizanëve në Pazari e Vjetër të Krujës. Ajo çka po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik është dhe Parku Kombëtar i Qafështamës, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues. Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane.

E pasur sa historia e Krujës, Zona e Mbrojtur e Parkut të Qafështamës ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet Njësisë Administrative Cudhi. Qafa e Shtamës (1’230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Ky park, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si vend kurativ dhe turistik. Ajo çka e dallon Parkun Kombëtar të Qafështamës është masivi i Pishës së Zezë dhe Ahut, duke ofruar një peizazh të gjelbërimit të përhershëm të pishës që prodhon fitocide dhe bukurisë natyrore të ndërthurur me ahun. Pavarsisht viteve të tranzicionit, pishat e larta qindravjeçare, u ruajtën me fanatizëm nga fisi Balliu, duke na lënë sot një pasuri të natyrës shqiptare. Për vitin 2017, ky park u vizitua nga 8500 turistë. Pjesa më e madhe janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermani dhe Austria.
Veçanësia e Qafështamës lidhet dhe me Kroin e Nënës Mbretëreshë, emër që e ka marrë në vitet 20, të shek XX, familja mbretërore e Zogut, merrte ujin për të pirë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Përveç këtij kroi, në këtë park kombëtar,ndeshim burime dhe prroska që zbresin nga mali duke i dhënë vendit, vlera të mëdha hidrografike.

E ndodhur nën administrimin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ky vend përpos vlerave kurative të ajrit të pastër dhe ujit të pasur me magnez, sot ky park po tërheq vëmendjen e të apasionuarve mbas turizmit të aventurës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, ciklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping. Guidat lokale, shtigjet e markuara, ngjitja në një lartësi deri në 1725 m, njohja me faunën e larmishme, panorama natyrore e detit Adriatik, Liqeni i Bovillës, Vargmali Krujë- Dajt.
Në këtë park, mund të merrni kënaqësinë edhe nga gatimet tradicionale të zonës me produkte bio, ku bizneset e zonës ofrojnë këtë shërbim bashkë me akomodimin nëpër dhomat që kanë ndërtuar. Së fundmi është hapur resorti Shkreli Hotel Camp, i cili ofron akomodim me standartet më bashkohore dhe çmimet më të arsyeshme, duke ofruar kuzhinën tradicionale të zonën, me prodhime bio.


Disa nga investimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare është sistemimi dhe asfaltimi i rrugës nga ish- kampi i punëtorëve deri në Kampin e Sipërm, në një gjatësi 1.8 km, e cila përshkon rrugën e vjetër Krujë – Burrel. Pjesë e këtij projekti është rehabilitimi i hyrjes së parkut të Qafështamës dhe ngritja e një pike informacioni për turistët. Nga ana e bashkisë Krujë, pritet të nisë shënjimi i shtigjeve të reja, sinjalistikë orientuese si dhe përgatitja e materialeve promovuese për të zhvilluar këtë Park Kombëtar. Sipas përfaqësuesit të bashkisë Krujë, Drini Masha “Bashkia Krujë, këtë vit synon mbështetjen e turizmit të natyrës, si mundësi e rritjes së kohëqëndrimit të turistëve në Krujë”. Ndërthurja e turizmit kulturor dhe atij të natyrës, e sjellin Krujën në hapësirën për të zhvilluar një paketë të plotë turistike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERND RIEGERT/ Zgjerimi i BE-së: Juncker shkon të inkurajojë Ballkanin
Previous article MILENA HARITO/ Çfarë mund ta ndryshojë lojën në Ballkanin Perëndimor

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k