• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Bullgaria dhe Rumania, “fëmijët” e pashtruar të Europës
Home
Blog

Bullgaria dhe Rumania, “fëmijët” e pashtruar të Europës

February 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ato e prezantojnë veten gjithnjë si ishuj stabiliteti dhe sigurie – e megjithatë ende nuk po pranohen në hapësirën Shengen. Bullgaria dhe Rumania mbeten fëmijët e pashtruar të Europës.

Ministrja e Jashtme dhe zëvendëskryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva, e ka sjellë çështjen “Shengen” sërish në qendër të vëmendjes së opinionit gjerman dhe europian. Në një intervistë me të përditshmen “Die Welt” ajo ka kërkuar jo vetëm heqjen e kontrolleve kufitare brenda BE-së, por që deri në fund të vitit dy fqinjët në buzë të Danubit, Bullgaria dhe Rumania, t’i bashkohen zonës Shengen.

Ky sugjerim i kryediplomates bullgare merr një rëndësi të veçantë, sepse vendi i saj ka kryesinë e BE-së në gjysmën e parë të 2018-ës. Por nisma nuk është e re. Politikanët nga Bullgaria dhe Rumania e kërkojnë prej kohësh me ngulm pranimin e tyre në zonën Shengen, çfarë qe premtuar se do të bëhej në vitin 2011. Por kërkesa e tyre refuzohet për shkak të mangësive në sektorët e shtetit ligjor dhe të luftimit të korrupsionit.

Edhe pse këto vende, sipas Komisionit të BE-së, i plotësojnë të gjitha kriteret teknike, disa anëtare të BE-së, sidomos Gjermania dhe Franca, vazhdojnë të kenë rezerva. Dhe me të drejtë, thonë kritikët e zgjerimit të nxituar të zonës Shengen.

Kontrollet do të vazhdojnë

Njëri nga skeptikët më të spikatur është ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann. Në planin afatgjatë do të ishte e dëshirueshme që dy vendet të hynin në Shengen, tha politikani kristiansocial në janar në një intervistë për një gazetë. Por zona Shengen nuk mund të zgjerohet në kosto të sigurisë së popullsisë gjermane, theksoi ai. E rreziku ekziston, duke pasur parasysh “korrupsionin gëlues dhe problemet e  mëdha me krimin e organizuar” në Bullgari dhe Rumani. Herrmann tha edhe se do të ishte e vështirë t’u shpjegohej qytetarëve gjermanë se përse ka kontrolle në kufirin austriako-gjerman, e në kufijtë me Bullgarinë dhe Rumaninë ato hiqen, pa pasur garantim të verifikueshëm të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Vetëm para zgjedhjeve të përgjithshme, në vjeshtën e 2017-ës, kancelarja Angela Merkel kërkoi që të gjitha vendet e BE-së të bashkohen në zonën e Shengenit. Sugjerimin e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për të futur në Shengen me hapa të shpejtë Bullgarinë dhe Rumaninë Merkel e quajti “një qasje të arsyeshme.” Por në të njëjtën kohë ajo foli edhe për zgjatjen pa afat të kontrolleve në kufirin gjerman. Merkel e arsyetoi këtë me mangësitë ende të evidentueshme në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. “Deri sa të funksionojë mbrojtja e kufijve të jashtëm ashtu siç e përfytyrojmë ne, është më se e drejtë që të ketë edhe më tej kontrolle në segmente të rëndësishme të kufijve të brendshëm”, tha Merkel në një intervistë për gazetë.

Rumani: Junckeri tërhiqet

Ndërkohë presidenti i komisionit, Juncker, po tregohet pak më i rezervuar me kërkesën e tij, të paktën përsa i përket Rumanisë. Edhe pse ai e pranon se vendi ka bërë përparime thelbësore në fushën e shtetit ligjor, para ca kohësh në Bruksel ai tha se Komisioni nuk mund t’i pranojë kurrsesi zhvillimet më të fundit. Aludimet janë më se të qarta. Në Bukuresht aktualisht qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët po përpiqet ta zbusë pavarësinë e gjyqësorit dhe të dobësojë luftën kundër korrupsionit. Nëse e ashtuquajtura reformë e gjyqësorit nuk do të rishikohet, edhe pranimi i vendit në Shengen do të diskutohet nga një këndvështrim tjetër, tha Juncker.

Sot, zona e Shengenit përfshin 26 vende, 22 prej të cilëve janë anëtarë të BE-së – të gjitha, përveç Britanisë së Madhe, Irlandës, Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Qipros – si edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Edhe pse kontrollet e brendshme kufitare këtu janë hequr, që nga fillimi i krizës së refugjatëve në shumë vende të zonës Shengen ka pasur kontrolle.

Duke pasur parasysh rritjen e rrezikut të sulmeve terroriste në Europë, Komisioni i BE-së synon të lejojë afate më të gjata për kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen. Rregullorja aktuale parashikon që, nëse nevojitet, kontrollet të zgjaten çdo gjashtë muaj.

Komisioni është i mendimit se për shkak të gjendjes së tensionuar, ky afat mund të zgjatet deri në tre vjet. Ndër vendet e zonës Shengen që bëjnë kontrolle në kufi janë Gjermania, Franca dhe Austria. Por argumenti që sjellin këto vende për këto kontrolle nuk është rreziku i sulmeve terroriste, por mangësitë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Cilën përmendore duhet të shembim sot
Previous article ELTON LEKA/ Rrugët që su bënë kurrë rrugë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k