• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BEKIM SHEHU/ Kundërshtohet ideja e Edi Ramës për një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri
Home
Blog

BEKIM SHEHU/ Kundërshtohet ideja e Edi Ramës për një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri

February 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në Kosovë, rajon dhe BE, nuk është mirëpritur një deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se “Kosova dhe Shqipëria të kenë një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Një propozim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që “Kosova dhe Shqipëria të kenë një president gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Këtë deklaratë, kryeministri i Shqipërisë e bëri në seancën e kuvendit të Kosovës, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin shumë mysafirë nga mbarë bota.

Presidenti i përbashkët?

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, tha në fjalimin e tij para deputetëve kosovar, kryeministri i Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “Edi Rama të merret më shumë në zhvillimin e Shqipërisë, sesa të dalë me ide tjera apo të mësojë Kosovën se si duhet ecur përpara. Po të ishte Shqipëria sot në Bashkim Evropian, do të ishte shumë mirë, sepse ata do të mund të insistonin në vendosjen e kushteve fqinjit tonë (Serbisë)”, u shpreh kryeministri i Kosovës gjatë një vizite minatorëve të Trepçës.

Nga ana tjetër shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Avdullah Hoti, është kundër idesë se kryeministrit shqiptar, për një president të përbashkët të të dy shteteve. Madje Hoti është shprehur se për “mungesë respekti nga ana e Ramës për aspiratat e kosovarëve”.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në Bashkim Evropian dhe NATO”, është shprehur Avdullah Hoti, nga LDK.

Reagimet negative

Për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, ka reaguar edhe Komisioni Evropian, nëpërmjet zëdhënës Catherine Ray, e cila ka thënë se “këto deklarata janë të papërshtatshme”. “Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon të Ballkanit”, është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Catherine Ray.

Me interpretim ndryshe të deklaratës së Edi Ramës dhe reagim të ashpër është shprehur ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë për mediat serbe se “idetë që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet dhe ta kenë në president, janë dëshmi të synimit për Shqipëri të Madhe dhe ato ide duhet të ndalen”, është shprehur ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Serbia kundër

“Çdokush duhet ta dijë e ta kuptojë se nëse shqiptarët flasin se do ta kenë një politikë të jashtme e një president, do të jetë shumë vështirë t’iu tregohet, sidomos serbëve, pse ata nuk e kanë një president ose një politikë të jashtme, marrë parasysh se edhe ne jetojmë në disa shtete në hapësirën e Ballkanit”, është shprehur Aleksandar Vulin. Javëve të fundit në mediet në rajon është hapur një debat i nxitur nga disa shkrime në medie britanike se “po përgatitet një skenar për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Por, këto ide janë hedhur poshtë nga SHBA-së, përmes një deklarate të ambasadës në Prishtinë, të transmetuar nga mediet lokale në Kosovë.

Kundër shkëmbimit të territoreve

“Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajojnë të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, të transmetuar nga mediet në Kosovë.

Kosova dhe Serbia ka vite që zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Me 19 prill të vitit 2103, të dyjave vendet nënshkruan një marrëveshje ku zotohen për përmirësim të marrëdhënieve. E Bashkimi Evropian në strategjinë e zgjerimit të publikuar dy javë më parë, përmend saktësisht se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet nëse synojnë strukturat e BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI/ Kosova si dashuri dhe shpresë!
Previous article FOTO/ Personazhet më të pamëshirshëm të historisë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k