• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MARTIN MUNO/ Kryengritja e viktimave?
Home
Blog

MARTIN MUNO/ Kryengritja e viktimave?

February 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

14 nxënës dhe tre mësues të Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland duhet të vdisnin ditën e Shën Valentinit, sepse një nxënës i armatosur rëndë bëri aty një masakër. Ishte goditja e 18-të me armë në një shkollë amerikane që nga fillimi i shekullit. Që nga masakra famëkeqe e vitit 1999 në Columbine me 15 të vdekur, sipas një analize të “Washington Post”, mbi 150.000 nxënës në gjithsej 170 shkolla të SHBA-ve janë bërë dëshimtarë goditjesh me armë. Pra, goditjet me armë nëpër shkolla janë pjesë e së përditshmes.

Deri tani reagimet ndaj kësaj marrëzie bëheshin sipas të njëjtës skeme: pezmatim, zi, lutje dhe më pas ndrydhje. Ndërsa bota jashtë Shteteve të Bashkuara pyet e çuditur: Kur çdo vit në SHBA vdesin mbi 10 mijë njerëz nga armët, përse nuk kufizohet së paku shitja e armëve gjysmë-automatike? Në një koment të Deutsche Welles pas masakrës në komunën teksane Sutherland Springs, në fillim të nëntorit 2017, shkruhej: “Vështrimi duhet drejtuar nga përsëritja e vazhdueshme e së njëjtës. Dhe kjo kërdi duhet interpretuar ashtu siç është, si një dështim i vazhdueshëm i ligjvënësit për të mbrojtur zgjedhësit e vet.”

Por tani duket se diçka po lëvizë. Brezi i nxënësve të sotëm nuk është më i gatshëm të mjaftohet me rolin e viktimës. Këtë e dëshmon më së miri fjalimi i indinjuar i 19-vjeçares që mbijetoi masakrën e Shën Valentinit, Emma Gonzalez. “Turp të keni”, i thirri ajo presidentit Donald Trump duke e akuzuar për afri me organizatën lobiste të armëshitësve, National Rifle Association (NRA). Dhe paralajmëroi: “Ne jemi ata që një ditë do t’i bëjmë ligjet.” Fjalimi i saj u shpërnda brenda disa orëve nëpër mediat sociale. Faqja e Facebook-ut “Never again” arriti brenda një kohe shumë të shkurtër më shumë se 60 mijë pëlqime. Në disa shkolla pati mitingje. Ndërsa për datën 24 mars nxënësit kanë bërë thirrje për një marrshim kundër armëve në Uashington.

Ata janë shumë. Janë të zemëruar. Dhe janë të vendosur t’i japin fund marrisë së armëve në SHBA. Marria që propagandon se siguria publike është më e lartë kur sa më shumë njerëz janë të armatosur gjer në dhëmbë. Këta nxënës e dinë më së miri se si t’i shpërndajnë idetë e tyre në internet. Dhe kanë një emër: Generation Columbine.

Kur Emma Gonzalez thotë se ata janë fëmijët për të cilët dikur në librat e shkollës do të thuhet se “ishim brezi i fundit i të shtënave në masë”, kjo, sigurisht, është paksa e nxituar. Por ata mund të jenë ata që iu kundërvunë për herë të parë diktatit të logjikës së armëve me qëndresë shoqërore. Dhe për këtë ata meritojnë falënderim. Për këtë jo që ka ardhur koha, përkundrazi ka kaluar prej kohësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA: Bashkia e Tiranës na trajton si qenër!
Previous article ENKEL DEMI/ Po ju firmos Vorio Epirin, nuk ka hallin e Kosovës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k