• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ E mbytëm Kosovën në 10 vjetorin e saj, do vijë dita që të ketë qeverinë që meriton!
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ E mbytëm Kosovën në 10 vjetorin e saj, do vijë dita që të ketë qeverinë që meriton!

February 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në 17 shkurt, u bënë 10 vite të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!

Një përvjetor i bukur, që e kanë ëndërruar qindra mijra shqiptarë të Kosovës dhe të të gjithë kombit, por që nuk e arritën dot.

Brezi i sotëm është i lumtur, qoftë edhe për vetëm këtë fakt.

Ishin manifestime të bukura, domethënëse, një fjalim brilant i shefit të qeverisë shqiptare, që do të thotë se nga njeriu i lexuar dhe i mësuar, mund të mësosh gjithnjë.

Janë shumë vetë që mungojnë në këtë përvjetor; ndoshta më të merituarit.Herojtë e Kombit dhe mendimtarët e mëdhenj.

Mes tyre Adem Jashari – simboli i qëndresës dhe Ukshin Hoti – simboli i mendjes.

Mes tyre Fehmiu – simboli i idealistët më idealist, dhe Xheva – besnikja deri në vdekje ndaj Kosovës dhe idealit të saj.

Jam i bindur se shumë gjëra nuk kanë ecur mirë deri në këtë përvjetor. Ndoshta i di më mirë edhe nga analistët ” e pavarur”, disa nga shteti amë e disa të tjerë nga vatra e udbashizmit të ri në Kosovë.

10 vjetori ishte ditë feste. Sot, është një ditë pas festës. Mund të kishit hedhur sot gjithë zemërimin tuaj e jo në një ditë dasme, megjithëse ajo nuk u prish.

E vetmja analizë e saktë, mirëdashëse dhe njerëzore ishte ajo që, përmes 10 viteve me gabime, Kosova dhe shteti shqipztar, po e reabilitojnë shtetin serb. Ishte e dhimbshme, por dashamirëse!

Të tjerat:

E kam më shumë me disa analistë që hodhën vetëm zezonën. Në Shqipërinë londineze.

Por në Shqipëri, me një shtet të konsoliduar, në këto 10 vite, kanë ndodhur mrekullira?

Nuk ka më të rinj e të reja që braktisin Shqipërinë?

Nuk ka më të rinj të papunë?

është ndalur korrupsioni dhe vjedhja masive?

Nuk ka më gjyqtarë të korruptuar dhe politikanë që duheshin të ishin prej shumë kohësh në burgime të gjata, por që livadhisin rrugëve si zotërinj të ndershëm?

Nuk ka më vrasje?

Nuk ka më njerëz të shërbimit sekret serb që janë në rradhët e larta të politikës?

Nuk ka flirtime me shtetin grek?

Nuk ka ish shefa qeverie që ,pasi shitën pjesë të Shqipërisë, tani po thirren në atdhedashuri, që nesër ta shesin edhe më lirisht?

E mbytëm Kosovën në 10 vjetorin e saj dhe liderët, a thua se vetëm këto kanë qeverisur! Të gjithë, veç LVV, kanë qenë pjesë të qeverisë. herë së bashku e herë veç e veç. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri.

Çfarë përparsie i sollën shtetit shqiptar koalicionet PD me LSI dhe, më pas PS me LSI-në?

Horllëku del tani, pas përmbysjes, por është disi vonë.

Në 10 vite, Kosova, më shumë e qeverisur nga të huajt , e shpesh, nën diktatin e tyre, ka bërë mjaft hapa, edhe pse të vegjël drejt shtetformimit.

Më shumë se sa sukses, Kosova është sinjal i dështimit të një politike ditore ndaj saj.

Në 10 vitet e para të pavarësisë së shtetit shqiptar, 1912 – 1922, e dini se çfarë ka ndodhur?

Përmbysje, dëbim të babait të pavarësisë, pushtet të esadistëve, mbret e dëbim i mbretit, lëvizje haxhiqamilshme, duke dashur risjelljen e ” babës”, turkoshake deri në qorrim; grushte shteti, krahina si Mirdita që shpalleshin të pavarura nën bajonetën serbe, rebelime, grindje e lufta mes pashallarëve, qeveri që ngriheshin në mëngjes e binin në darkë…e përsëri ajo i mbijetoi gjithçkaje.

Shteti shqiptar, analistët, më shumë të Shqipërisë londineze, bashkë me sivllezërit e tyre në Kosovë, do të ishte mirë, që të paktën këtë ditë, të shohin se si e kanë pastruar oborrin e tyre, për të hedhur gozhdë në oborrin e vellait të tyre.

Kosova sapo e ka filluar.

E di gjithçka e prapshtë dhe e dënueshme që ka ndodhur, por ta lëmë për një ditë tjetër.

megjithatë, festa u bë. Kur mbaroi ajo, e vetmja gjë që i thashë vetes ishte:

-SADO TË DUAN NEOTITISTËT E UDBASHISTËT E RINJ TË kOSOVËS, SERBIA NUK VJEN MË KËTU!

PËRFUNDIMISHT!

Ky është njëri nga mësimet e mëdha të 10 vjetorit të Kosovës!

Do të vijë dita që Kosova të ketë qeverinë që meriton!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e tmerrshme e një përdhunuesi fëmijësh
Previous article ENVER ROBELLI/ Një skandal në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k