• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Një skandal në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Një skandal në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës

February 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Dje protokolli i PDK-së të gjithë presidentët dhe ish-presidentët e Shqipërisë i kishte ulur në krye të vendit, pra në rend të parë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Sejdiun, kryetar i Kosovës kur u shpall pavarësia, dhe Jakup Krasniqin, kryetar i Kuvendit të Kosovës po ashtu kur u shpall pavarësia protokolli i kishte përzënë diku lart në tribunë, sa më larg Hashim Thaçit, që të mos i humb shkëlqimi Máximo Líder-it kosovar, viganit që e lë nën hije edhe Skënderbeun.

Para se të fillojë mbledhja, grupi parlamentar i LDK-së kishte kërcënuar se do të largohej nga salla nëse nuk e sjellin poshtë, në krye të vendit, Fatmir Sejdiun. Kërcënimi pati efekt.

Për Jakup Krasniqin protokolli i PDK-së nuk kishte vend. Ai mbeti larg nga aty ku e kishte vendin.

Asnjë president i Shqipërisë nuk ka merita për pavarësinë e Kosovës sa kanë Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi.

Kur ka filluar lufta Fatmir Sejdiu (bashkë me Fehmi Aganin) ka qenë ndër figurat kryesore të LDK-së që kanë vizituar fshatrat e Kosovës, sidomos në Drenicë.

Për Jakup Krasniqin dihet po ashtu: ka qenë zëdhënës i UÇK-së, i burgosur politik, ministër, kryetar Kuvendi, ushtrues detyre i presidentit të Kosovës.

Por protokolli i atyre që shtyhen me bërryla dhe duan ta privatizojnë historinë është i pamëshirshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ E mbytëm Kosovën në 10 vjetorin e saj, do vijë dita që të ketë qeverinë që meriton!
Previous article DASHAMIR SHEHI/ Ne të Tiranës hamë plënca, hamë groshë. Ai ha haviar, ai aristokrati…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k