• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
PROF. DR. ARBEN MANASTERLIU/ Bëni Bujar Asqeriun kryetar të opozitës
Home
Blog

PROF. DR. ARBEN MANASTERLIU/ Bëni Bujar Asqeriun kryetar të opozitës

February 15th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Atë çfarë nuk kanë bërë dot Luli me Monën për muaj të tërë, e bëri Bujar Asqeriu vetëm me një deklaratë.

Nëse sot Bujar Asqeriu bëhet kryetar i opozitës Rama rrëzohet brenda ditës.

Me fjalë të thjeshta por shumë të ndjera, Asqeriu zgjoi ndjesinë në trupin dhe mendjen e mpirë e paralizuar të shqiptarëve.

Kjo është drama e madhe, tha ai, pasi vendin e udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për artistët, nuk ka lekë për teatrin dhe ne na fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali. Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari.

Nuk lenë lekë në këmbë, këta janë qeveritarët tanë. Nga njëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush, them a përmbyset kjo hajdutëri?

Ne kemi të drejtën legjitime të zotit dhe zoti i paftë ata dhe zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre. E kuptoj që ata do të tallen me, që do të nxjerrin gjuhën me ne. Ata mendojnë se sa do të fitojnë sot. Ku do hanë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot.

Nëse këto fjalë do i thoshte Luli, asnjë qime floku nuk do ishte dridhur në kokat e shqiptarëve pasi vetëm biletat e avionit për në Hollandë janë sa një vit rrogë e disa artistëve. E pa le Mona, paratë që shpenzon në parukeri janë sa rroga vjetore e një shqiptari të thjeshtë.

Vendin e udhëheqin hajdutēt, tha Asqeriu, dhe shqiptarët e besuan dhe u zgjuan sepse ishin fjalët e një njeriu të ndershëm e jo sharlatanëve Basha, Kryemadhi dhe Rama.

Italia ka një precedent me një aktor të ndershëm që ngriti zërin, Pepe Grillon. Nëse Zoti, ndaj të cilit Asqeriu iu lut si autoritetin e vetëm të drejtësisë në këtë vend, bën mrekulli dhe e bën Bujar Asqeriun kreun e opozitës ose një force jo konvencionale politike siç ndodhi me Cinque Stelle, atëherē jo vetēm Rama do zbythet, por edhe Luli i vogël me Monē burrneshën do kthehen në Amsterdamin apo Lalzin e tyre.

Respekte Bujar Asqeriu, ke një jetë që në skenë e në filma ke prekur shumë zemra, por me fjalët tuaja të fundit zgjove shpresën tek çdo zemër shqiptari.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DANI RODRIK/ Kërcënimi i dyfishtë ndaj demokracisë liberale
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Basha akuzon Ramën si imoral por gilivilit e deputetëve të tij i mbron si një pervers

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k