• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Gratë e PD dhe gratë e Lulit!
Home
Blog

MERO BAZE/ Gratë e PD dhe gratë e Lulit!

February 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Dy gra të Partisë Demokratike kanë firmosur një letër të vendosur para nga Lulzim Basha, dhe ia kanë dorëzuar mandatin e tyre për të hyrë në Kuvend, një biznesmeni. Teksti identik i dorëheqjes, kompjuteri i njëjtë i Kuvendit, gabimet e njëjta ortografike, dhe gjithçka tjetër, provon se ato thjesht u urdhëruan të ikin nga lista për të hyrë një biznesmen, i cili mendon se mandati i deputetit, e mbron nga problemet që mund të ketë me ligjin.

Noteri i kësaj historie të turpshme, është Lulzim Basha. Për këdo që do të dijë respektin që ai ka për gratë e Partisë Demokratike, ky është rasti më ilustrues i mundshëm.

Në të njëjtën ditë, një tjetër grua e borderosë së Lulzim Bashës në PD, Grida Duma, është përballur me një agresion nga shtypi, për shkak të shkëmbimeve të mesazheve me gjuhë të tejkaluar erotike dhe perverse, me një deputet tjetër të Partisë Demokratike. Për shumë vetë, sidomos femra, që e kanë kuptuar këtë si një agresion të deputetit ndaj saj, duhet t’i sqarojmë se është fjalor përkëdhelës mes tyre, dhe jo agresiv, por kjo është çështje e tyre private.

Por ajo që ka rëndësi, është tipi i gruas që Lulzim Basha promovon dhe i hap rrugë në politikë, dhe tipi i grave që as nuk i pyet kur i flak nga politika, ose u blen mandatin me lekë.

Në të dyja rastet, kemi një standart poshtërues të tij për gratë dhe personalitetin e tyre.

Dy gratë e poshtërura të listës së Beratit, që po i marrë të mirëqëna si gra të Partisë Demokratike, janë fyer dyfish nga Lulzim Basha. E para, janë fyer që janë urdhëruar të tërhiqen nga lista politikisht, dhe ky është versioni më i butë dhe më krenar i tyre. E dyta, janë fyer nëse është e vërtetë që u është blerë mandati i deputetit. Në të dyja rastet, ato edhe pse janë individualisht gra korrekte dhe në punë të tyre, ato  janë ekspozuar si mall në treg nga kryetari i Partisë Demokratike, duke i nxjerrë mandatet e tyre në shitje.

Në rastin e Grida Dumës është e njëjta gjë, por nga ana tjetër. Duke qenë një grua e promovuar nga Lulzim Basha me çdo mjet, ajo vjen nga disa histori jo shumë të pranueshme për një politikane, që e lidhin atë me partnerë në biznese dhe skema financiare të dështuara. Dhe mos më thoni  që në politikë, nuk kanë rëndësi historitë personale për publikun. Ajo që nuk ka rëndësi është jeta private, por jo mënyrat e pista se si është përdorur jeta private për përfitime financiare dhe politike. Askush në botë nuk do ta neglizhonte partneritetin e një gruaje me ndërtues, apo bankierë, që pastaj ta përdorte si trampolinë në politikë.

Pra, nëse në rastin e parë kemi dy gra në punë të vet, që Lulzim Basha i nxjerr në treg dhe i shkëmben me lekë mandatet e tyre, në rastin e dytë kemi një personazh kontravers, që Lulzim Basha e legalizon si politikane.

Pra, në të dyja rastet Lulzim Basha ose tenton të përdorë PD-në për të pastruar një histori kontraverse tek një grua biznesmene  e dyshimtë, që do të hyjë në politikë, ose bën pis dy gra të PD-së në punë të tyre, duke i njollosur si gra që kanë shitur mandatin e tyre.

Është mënyra se si ai si politikan, “respekton” gratë. Ose shet mandatet e tyre me lekë, ose i vë të blejnë të shkuarën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Bajraktarë, flamurtarë dhe hokatarë
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Një shqiptar fiton Sanremon. A na takon të krenohemi me Ermal Metën?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k