• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Arrestime politike apo aksion drejtësie?
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Arrestime politike apo aksion drejtësie?

February 11th, 2018 Redaktor1 Blog 0 comments

Situata politike që është krijuar nuk është aspak në ditët më të qeta të saj. Dukshëm ka një tensionim të aktorëve që vjen si pasojë e ndryshimit të sistemit të drejtësisë. Është normale që, sa herë që ndryshon një sistem, aktorët tensionohet dhe ripozicionohen për të qenë pjesë e saj apo për t’i shpëtuar ndryshimit dhe pasojave që vijnë nga ky ndryshim, aq më tepër ku bëhet fjalë për një klasë politike që e ka patur jetike kapjen e drejtësisë si ajo shqiptare për mbijetesën e saj .

Në këtë kuptim, arrestimet e fundit për ish-pushtetarët janë simptoma të asaj që është duke ndodhur, që në këtë moment duket ende e paqartë se çfarë qëllimi kanë, sepse në këto raste, edhe kur bëhet fjalë për vënien e drejtësisë, qëllimi se përse bëhet është mjaft i rëndësishëm, për të kuptuar se ku na çon një drejtësi e tillë.

Arrestimet e fundit të dy ish-drejtorëve, që i përkasin forcës politike sot në opozitë, rrezikojnë të përkthehen në arrestime me motiv politik, për të zhvilluar betejën e saj, që tashmë ka më shumë se dy vite që ka vetëm një objekt, atë të “dashurisë” për drejtësinë nga njëra apo tjetra palë.

Duke qenë se qytetarët shqiptarë kanë një uri për drejtësi, për shkak të mungesës së saj, atëherë përpjekja e politikës për ta përdorur drejtësinë dhe arrestimet për përfitime elektorale është i madh.

Nëse këto arrestime janë vërtet politike ashtu sikurse pretendon opozita dhe një pjesë e opinionit publik, apo erdhën si pasojë e një aksioni drejtësie të përgjithshme që do hetojë pushtetarët të saj dhe të mazhorancës, është kohë e pamjaftueshme për ta thënë këtë. Duhet të presim dhe të shohim.

Nëse tendenca vazhdon në këtë drejtim, ku hetohen dhe arrestohen vetëm pushtetarë të opozitës, atëherë gjendja është shqetësuese. Atëherë, garancia që dhanë ndërkombëtarët dhe mbi të gjitha SHBA, duke i shprehur mbështetje publike Arta Markut, nuk është gjë tjetër përveçse mbështetje politike për mazhorancën.

Megjithatë, këtë dilemë që është ngritur në raport me këto arrestime nuk mund ta zgjidhim tani, pa parë vazhdimësinë e punës së Prokurorisë. Por, ka një test të madh për drejtësinë për të treguar se vërtet është e pavarur nga mazhoranca. Është prova që ka ajo me çështjen Tahiri, nëse do të shprehë vullnetin për t’i shkuar deri në fund asaj apo do të bjerë pre e presionit politik.

Kushti i vetëm për Shqipërinë për hapjen e negociatave, me sa duket do të jetë lufta ndaj korrupsionit, këtë gjë theksonte raporti i Komisionit Europian për strategjinë e zgjerimit të BE. Luftë ndaj korrupsionit nuk mund të kuptohet ndryshe, përveçse hetimit të pushtetarëve të djeshëm dhe të sotshëm. Prandaj, edhe arrestimet e fundit dhe përpjekjet e prokurorisë me hapjen e çështjeve të nxehta apo rihapjen e disa dosjeve që kanë ngel në prokurori, duhen parë në këtë këndvështrim, ndryshe Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapë negociatat. Por, kjo nuk do të thotë që prokuroria shqiptare të hetojë dhe arrestojë, sa për t’i hedhur hi syve Europës, për t’i bindur se këtu drejtësia e re, vërtet po funksionon.

Kjo nuk është ajo që kanë pritur shqiptarë për një kohë kaq të gjatë, por një drejtësi që nuk frikësohet nga presioni politik i mazhorancës së radhës. Prandaj, nëse vërtet prokuroria do të na mbushë mendjen se e ka marrë seriozisht vënien e drejtësisë njëherë e mirë, atëherë të na tregojë me fakte, pa toleruar asnjë pushtetar të çfarëdolloj ngjyre politike. Të shpresojmë dhe të presim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRSTO LAZAREVIC/ Ballkani Perëndimor, si pjesë e BE
Previous article ATRIT PATOZI/ Pse nuk duhet të jemi shumë krenarë me Ermal Metën?

Redaktor1

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k