• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Por ne një Rob kemi! Robert Ndrenikën dhe aktorët me atlete të vjetëruara
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Por ne një Rob kemi! Robert Ndrenikën dhe aktorët me atlete të vjetëruara

February 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Këto ditë, në Rai, kam ndjekur San Remo-n, diçka edhe kam shkruar nëpër rreshta. Mbrëmë, e pranoj, pashë zv.ministren e Jashtme, në Opinion, asnjë llaf s’i kuptova, po ajo një ditë do bëhet edhe ministreshë. Kalojmë prapë në temë:

Një nga gjërat që ua kam zili italianëve dhe në përgjithësi çdo vendi të zhvilluar, është prania e miteve, e modeleve përbashkuese, nevoja dhe ujitja e tyre nga shoqëria, nga elitat, politikanët, qeveritë, historianët, akademikët, gazetarët, si një formulë shpëtimi, si lutjet përmendësh të të krishterëve apo myslimanëve…

Kështu janë disa njerëz për shoqëritë: i duam dhe pikë, i kemi dhe i bëjmë të pavdekshëm, i superpaguajmë, i supervlerësojmë, sepse, në këtë botë, nëse nuk kemi një projektim të ëndrrës, kot sa jetojmë.

Diku ka gazetarë që i duan të gjithë, artistë që fansat të marrin shpirtin nëse ua prek, këngëtarë të vjetër, shkrimtarë që i adhurojnë dhe vende që i nderojnë.

Shqipëria është një copëz toke e vogël dhe në historinë e saj të madhe e të lashtë ka prodhuar bijtë e bijat e veta! Njëri nga ata është, sot për sot, dhe do jetë gjithmonë i preferuari i të gjithëve, një brand moral, markë krenarie shqiptare: Robert Ndrenika.

Ndrenikën kam dashur ta intervistoj dhe nuk ia kam dalë asnjëherë! Është i vështirë për intervista dhe nuk e ka keq. Kur sheh sa shumë flasin, kush intervistohet sot, zemra e tij e qëruar nga protagonizmi nuk ka fuqi për të tilla punë, mesa duket.

Tani, ka dy ditë që kudo sheh Ndrenikën, që flet para mikrofonëve për Teatrin e tij, që është i yni, i atyre. Mundet që ta ketë gabim edhe aktori ynë i dashur. Mund të jetë me të vjetrën dhe nostalgjik, mund të mos i ketë kapur mirë qëllimet e mira të projektit të ri, por sa gjëra të shëmtuara ka ky qytet dhe politika jo vetëm i ka mbrojtur, por është ndërtuesja kryesore e shëmtisë në këtë vend.

Mjaft të shkosh, në verë, në Jug, dhe të zë koka me shëmti urbanistike në një vend përrallë natyrore. Kështu, ndoshta, Teatri është i vjetër dhe mund të bëhet shumë më i mirë e modern, po pse në vend të Teatrit, të një ndërtese më të bukur, mos të zgjedhim të mbrojmë dëshirën e një burri të bukur, që e duam shumë?

A mund të dëshmojmë se jemi ende të ndjeshëm? Që kemi disa jorregulla për rregullin e shpirtin e një vendi, që janë artistët dhe arti?

Robert Ndrenika nuk është as i pasur, as mistrec, as humorist, as ia ka idenë se çfarë humb duke qenë njeri aq i mirë në këtë vend. Ai nuk është as Ermal Mamaqi, që me talentin e tij u bë biznesmen dhe fiton para, as ndonjë nga ata mafiet e Kinostudios, që bëjnë namin me projekte dhe s’i njeh njeri, s’ua di njeri as vilat, as këpucët e shtrenjta, me disa filma zero. Robert Ndrenika është ai burri që shohim para mikrofonëve, i pashëm te Zoti edhe në ditët e pleqërisë, edhe duke jetuar fillikat në apartamentin e tij të vogël në Tiranë, pas humbjes së bashkëshortes.

Kështu, duke i plotësuar qoftë edhe një tekë Robert Ndrenikës, ne do tregonim se kemi ende zemër dhe se një vend e qytet të bukur e bën shpirti dhe morali dhe jo aspiratat avantgarde. Kjo e fundit është një nga qurret e Rilindjes, që megjithë dashurinë për Skënderbeun, ja ku e ka edhe Robertin dhe le ta duam pak më shumë atë. Kaq kisha. Natën e mirë!

p.s. Ah, sikur të ma premtojë atë intervistë!(Tiranapost.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ E doja, por s’më deshi…
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Të kishim të çonim edhe ca të tjerë pas Nazerit…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k