• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR ROSHI/ PROTESTA; Balli Kombëtar “kryqëzon” Bashën: A ka moral opozita?
Home
Blog

ARTUR ROSHI/ PROTESTA; Balli Kombëtar “kryqëzon” Bashën: A ka moral opozita?

January 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Dje Opozita protestoi. Protestuesit që morën pjesë përfaqësonin grupe të interesave politike nga qendra e majtë deri tek e djathta tradicionale si vazhduese e ideve të Mid’hat Frashërit apo thënë ndryshe e djathta konservatore moderne europiane.

Zërat e oratorëve politikë nga foltorja e protestës iu adresuan segmentit politik nga qendra e majtë deri tek qendra e djathtë.

E djathta tradicionale si “klasë e përmbysur” nuk e dëgjoi zërin që e përfaqësonte.

A ka moral Opozita të deformojë përfaqësimin e të djathtës konservatore tradicionale me njerëz që nuk kanë lidhje me të ? (Sot në protestë nesër në qeveri)

A është njëlloj me deformimin e vullnetit të qytetarëve që Qeveria bëri në zgjedhje të 25 Qershorit 2017 me blerjen e votave ?

Meqënse është njëlloj,atëherë ku është ndryshimi që kërkojnë shqiptarët ? Tek fotografitë e politikanëve apo tek morali i tyre ?

Kjo do të thotë se Opozita predikon e impostuar si e djathtë,por realisht ka mëndësi të majtë.

Ne duhet të krijojmë një qeverisje si zgjatim i Ramës apo të kundërtën e tij ?

Morali mund të mos hyjë në punë për të ardhur në pushtet sepse keq qeverisja po ndihmon për të ardhur në pushtet,por morali të krijon besim strukturor sot dhe qeverisje të qëndrueshme nesër.

Metodat Makiaveliste afër qëllimit me çdo mjet dhe larg parimeve ,krijojnë pushtete të paqëndrueshme dhe të frikshme,prandaj në vendet e zhvilluara nuk i lakmojnë.

Partia jonë është themeluar nga Mid’hat Frashëri në Regio Emila të Italisë në 1945 si e para parti demokratike në historinë politike të vendit tonë.

Si e tillë është një parti e vjetër,por jo e vjetëruar në ide dhe e pakonsumuar nga korrupsioni, nuk vuan nga mungesa e moralit,nga mosmbajtja e premtimeve ndaj qytetarit, nga abuziviteti me pushtetin,etj.

Protestuesit i përshëndeti edhe një socialist me logjikën se edhe socialistët janë kundër Ramës.

Po Rama që ka në qeverisje edhe drejtorë që kanë qenë kandidat për deputetë të PD, mund të thotë se qeveris bashkë me PD dhe demokratët janë pro tij ?

Ky socialisti që nuk jep as votën e tij na vlen më shumë se një përfaqësues i të djathtës tradicionale që ka (X )% vota.

Thonë që “agait të ri” dhe “dhëndërit të ri” mos i thuaj gjë sepse nuk të dëgjon për shkak të emocionit që i sjell pushteti.

Shembulli është para syve. Rama gjatë katervjeçarit që shkoi ishte arrogant dhe shpërfillës ndaj çdo zëri logjik,por kjo gjë i prodhoi perceptimin se keq qeveris.

Sot që e ka kuptuar këtë gjë është më i kujdesshëm ndaj çdokujt përfshirë dhe Opozitën.

Unë them se bindja ime morale ka në bazament arsyen dhe logjikën, që çdo votë duhet vlerësuar me mirënjohje dhe jo më një sasi e konsiderueshme që qëndrojnë të ndrojtura por me fuqi përcaktuese në frymën e së djathtës.

Dikush mund të thotë se tregohem egoist. Po,por Egoizmi im,është i përputhur me ambicjen për të përfaqësuar interesat e njerëzve me kontribut të qenësishëm në themelet e demokracisë.

Egoizmi im është me bonsens,në kufijtë e ambicjes së një gare konkurentësh dhe e kërkon pushtetin për honor mbi meritë dhe moral.

E kundërta ,heshtja është pazotësi dhe përulje që e kanë katakteristikë njerëzit që duan thjesht përfitime personale dhe jo gjëra që dalin jashtë nga interesi i tyre meskin.

Sinqerisht ndjehem i çuditur nga emocioni i pushtetit, jashtë pushtetit që ka përfshirë njerëzit afër zotit Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRIZIDA GJIKONDI/ Psikologjia e Skënderbeut në luftë
Previous article ARTAN FUGA/ Liza e qymyrit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k