• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI/ Protesta dhe reflektimi i një qytetetareje të lirë!
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI/ Protesta dhe reflektimi i një qytetetareje të lirë!

January 27th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Reflektimi i një qytetetareje të lirë!

Për të protestuar, duhen dy arsye, moral ose hall. Kur ke të parën protesta ka shpirt, ka frymë, tërheq, bind dhe ata që nuk e kanë. Kur ke hall por pa moral, protesta është… druga mesele.

E them në gjuhën sllave pasi klima e intrigave, përçarjeve, konflikteve dhe luftës kundër nderkombëtarëve që ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, janë produkt i një mekanizmi kriminal antikombëtar, i mirëorganizuar nga faktorë antishqiptar brenda dhe jashtë. Dhe aq e mirëorganizuar është kjo para stuhi që ka përfshirë racën më mëkatare të trojeve shqipe sa janë të gatshëm të hedhin në erë dhe rajonin dhe interesat kombëtare vetëm e vetëm që vëmendja të largohet nga dita e gjykimit të tyre.

Edi Rama përgjatë qeverisjes të tij ka shumë gjynahe, arrogancë, fodullëk dhe mangësira, por gjithsesi ai po qeverisë Shqipërinë falë një votimi të cilësuar të shqiptarëve pro tij dhe kjo e konfirmuar jo më larg se para 6 muajsh. Sa për muhabetet jo po ishin vota droge jo po ishin vota presioni, ky shtet ka 106 vjet që ka institucione për të vërtetuar, rrëzuar apo aprovuar atë që pretendon.

Sa për arsyet e tjera, do të doja të dija çfarë mendojnë këta që protestojnë, për betonimin e Tiranës, tarifat arsimore, shqyerjen e lumit të Valbonës, Vjosës etj.. se kur ka pazare mafiozësh çuditërisht rrinë sus.

Nuk do doja të harxhoja asnjë fjalë për moralin kombëtar të kryesuesve të protestës, pasi Shqipëria është ashtu siç thoshte ish- ambasadori Withers, një fshat i madh, ku të gjithë njohim dhe dimë shumë ç’ka për njëri tjetrin, por jam e bindur që kur ti hapen petët lakrorit (pavarësisht çizmeve në hava), tmerre të papara do të dëgjojmë.. dhe petët kanë për tu hapur… dhe do shikojmë që minierat, koncesionet, listat kriminale të punësimit do jenë thjesht kruajtëse dhëmbësh përpara tradhtive akoma më të mëdha kombëtare që janë bërë kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Harry S. Truman shkruante..

Një hile e vjetër e politikës është : në rast se nuk arrin ti bindësh njerëzit, të paktën ngatërroi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Basha e mbarsi malin dhe polli një mi!
Previous article MONIKA STAFA/ Shqiptarët dhe hebrenjtë – një histori e pastër humanizmi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k