• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
REXHEP QOSJA/ Për një këshill mbarëkombëtar për vitin e Skënderbeut
Home
Blog

REXHEP QOSJA/ Për një këshill mbarëkombëtar për vitin e Skënderbeut

January 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur vitin 2018 Vit të Skënderbeut. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar themelimin e një komisioni të posaçëm për organizimin dhe përurimin e këtij viti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar njëkohësisht nga qytetarët që të japin ide, sugjerime e propozime për kalendarin e aktiviteteve që do të mbahen gjatë këtij viti.

Edhe pse me vonesë, po i përgjigjem tash kësaj kërkese të kryeministrit. Viti 2018, si vit i Skënderbeut, është vit i figurës më të madhe, më të rëndësishme e më largpamëse në historinë e popullit shqiptar.

Është ky vit që do të shënohet në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë, në Maqedoni dhe kudo ka tjetër shqiptarë në Ballkan dhe në botë.

Është ky vit që do të shënohet prej institucioneve shtetërore, prej institucioneve shkencore, prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prej Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, prej lidhjeve e shoqatave të shkrimtarëve, të krijuesve të tjerë të arteve, prej shoqatave të ndryshme kulturore, prej partive e prej grupeve të ndryshme partiake e jopartiake.

Është ky vit që do të shënohet në mënyra të ndryshme: me akademi shtetërore, me akademi shkencore, me manifestime e me veprimtari politike, kulturore, argëtuese. E të tjera. E të tjera.

Mund të besohet se gjatë gjithë këtyre akademive, manifestimeve e veprimtarive të tjera shënuese do të sillen të dhëna të reja, shqyrtime të reja, gjykime e vlerësime të reja shkencore, historike, kulturore, politike për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për kohën e tij, për trajtimin e tij të deritashëm në historiografinë, në letërsinë e në artet kombëtare dhe në historiografinë, në letërsinë e në artet evropiane e botërore.

Mund të pritet që në gjithë këto manifestime e veprimtari shkencore, kulturore, artistike, politike, shtetërore, argëtuese të ketë edhe shumë retorikë e patos.

Por, mund të besohet se gjatë gjithë këtyre manifestimeve e veprimtarive shkencore, politike, shtetërore, kulturore e argëtuese do të prodhohen edhe kiç mendime, kiç gjykime e kiç vlerësime.

Mund të pritet gjithashtu që në të gjitha këto manifestime e veprimtari do të prodhohet edhe jo pak kiç atdhetarizëm.

Për të qenë Viti i Skënderbeut i shënuar më mirë e më suksesshëm, në pikëpamje shkencore, kulturore, artistike, politike, shtetërore më dinjitetshëm e më ndikueshëm jo vetëm në përpjesëtime gjithëkombëtare e, pse jo edhe më gjerë, mendoj se duhet të formohet Këshilli i quajtur Këshilli Mbarëkombëtar për Vitin e Skënderbeut, i cili do të merret me “organizimin dhe përurimin e këtij viti” në të gjithë hapësirën shqiptare e në diasporë.

Nuk është vonë për krijimin e këtij Këshilli Mbarëkombëtar, i cili do të përbëhej prej përfaqësuesve politikë e shtetërorë, prej përfaqësuesve të organizatave qytetare, prej historianëve, prej shkrimtarëve e krijuesve të arteve të tjera, prej publicistëve të Shqipërisë shtetërore, të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, të arbëreshëve të Italisë dhe shqiptarëve të diasporës evropiane e amerikane.

Për vitin kushtuar një figure madhore historike, mbarëkombëtare e gjithëkohore, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili në jetën e vet bashkoi idenë e madhe mbarëkombëtare dhe shpatën për mbrojtjen dhe sendërtimin e saj, doemos duhet të ketë edhe një Këshill i tillë Mbarëkombëtar. Apo jo?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER HASANI/ Atentati me një mesazh: Përse u vra Oliver Ivanoviçi?
Previous article ANATOLE KALETSKY/ Si mund ta ndryshojë Britania mendjen për Brexit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k