• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
OGERTA MANASTIRLIU: Ç’më shkruajti Profesor Sallaku pak ditë para se të ndahej nga jeta
Home
Blog

OGERTA MANASTIRLIU: Ç’më shkruajti Profesor Sallaku pak ditë para se të ndahej nga jeta

December 28th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

E sotmja është një ditë e dhimbshme për Mjekësinë shqiptare, për të gjithë ne!
Fatkeqësisht, në ditët e tij të fundit, viti që po mbyllet mori prej nesh, dy mjekë të shkëlqyer, profesionistë të jashtëzakonshëm, Profesor Agim Sallakun, Drejtuesin e Shërbimit të Onkologjisë shqiptare dhe Doktor Arben Runën, Kirurg Traumatolog, me një eksperiencë shumëvjeçare, pranë Spitalit Universitar të Traumës.

Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta, të dy personaliteteve të mjekësisë shqiptare, Profesor Sallakut dhe Doktor Runës, është fort i hidhur. Me profesor Sallakun më mbetet kujtimi i një bashkëpunimi të shkëlqyer, që pata gjatë katër viteve që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në 19 nëntor mora prej tij, mesazhin – që fatkeqësisht do të ishte edhe i fundit – për projektin e fuqizimit të radioterapisë në Spitalin Onkologjik. Më shkruante: “Filloi instalimi i akseleratorit të dytë. Jam i lumtur”! Edhe pse të dy mjekët e nderuar fituan beteja të panumërta me sëmundjet për pacientët e tyre, fatkeqësisht nuk mundën të fitojnë të fundit, betejën e tyre.


Sot familjet kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa mjekësia shqiptare dhe shoqëria jonë ka humbur dy personalitete, mjekë të pazëvendësueshem, puna e të cilëve, jam e sigurt do të çohet përpara nga kolegët dhe studentët e tyre, që me aq pasion i kanë mbështetur dhe përgatitur.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të Profesor Sallakut dhe Doktor Runës dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira të humbjes së njeriut të dashur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI: Një mik i mirë që iku shpejt
Previous article JETA DEDJA: Bamirësitë e fundvitit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k