• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA: PD ka tre vite që thotë se do t’i djegë mandatet
Home
Blog

ARDIT RADA: PD ka tre vite që thotë se do t’i djegë mandatet

December 18th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Sali Berisha ka përbërë titull sot për shkak të kërcënimit me djegie mandatesh. Lajmi ka shkuar edhe më tej duke vënë përballë qëndrimin personal të Berishës me vendimin e grupeve parlamentare ku nuk u diskutua ky opsion. Gazetarët tentuan të merrnin një përgjigje nga Basha për mundësinë që la hapur sot Berisha, por më kot.

Megjithatë memoria afatshkurtër që karakterizon median për shkak të ‘bombardimit’ me lajme të kota dhe të rëndësishme, bën që kërcënimi i Berishës të shihet si risi. Por në fakt kjo nuk është hera e parë që PD ta hedhë këtë tezë në publik.

Ka qenë fillimisht ish-kryetari i Grupit, Edi Paloka, ai që e hapi ‘vallen’ e djegies së mandateve. Në tetor të vitit 2014, Paloka do të shprehej se: “Mbase dikush mendon se do të vijë 6-mujori dhe këta do detyrohet të futen, se do të humbin mandatet! Atëherë do të jetë fundi i gjithçkaje. Ai do të jetë momenti kur praktikisht ky vend nuk do të ketë më opozitë dhe shqiptarët do të duhet të luftojnë për të rikthyer demokracinë në Shqipëri”. Përmes kësaj deklarate dhe këtij presioni, Paloka kërkonte një marrëveshje me Ramën me kusht që opozita të kthehej në Kuvend. Ishte koha kur opozita kishte nisur luftën me Reformën në Drejtësi…

Rasti i dytë është vetë Basha. Në vitin 2016, frika për rrjedhje votash nga deputetët demokratë, bëri që Lulzim Basha ta kërcënonte grupin parlamentar me djegi mandatesh. Në prag të votimit të Reformës në Drejtësi, Basha u kërkoi deputetëve të mos votojnë për një sistem të kapur nga Rama. Duhet të kemi parasysh se në vitin 2016, në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike ishin edhe emrat e kritikëve si Bregu, Topalli, Imami, Bode, Ruli, Patozi e të tjerë. “Kapja nga maxhoranca qoftë edhe e 1 mandati nga opozita është fundi i Parlamentit dhe djegia e gjithë mandateve tona” – ishin fjalët e Lulzim Bashës në fillim të qershorit 2016.

Por ky nuk është rasti i vetëm i Bashës. Pak ditë më vonë ai do të shkruante në rrjetet sociale: “Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat te vetëm opozitar me paratë e pista te drogës dhe krimit qeveritar do te rezultojë ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt përvelimit te parlamentit legjitim qe do te jete edhe përgjigja e merituar e popullit ndaj një qeverie qe i hap atij lufte, me çdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit”.

Dhe po ashtu, Basha të njëjtën tezë ia tha edhe në sy ministrit të Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier gjatë një takimi kokë më kokë.

Rasti i tretë, i katërt apo i pestë është po vetë Berisha që u rikthye sot në publik me një “propozim bombë”. Por që në fakt është përsëritje e vetëvetes. Në shkurt të vitit 2016 Berisha deklaroi se do ta rishikojë qëndrimin e tij në Parlament, duke paralajmëruar jo vetëm braktisjen e Parlamentit, por edhe djegien e mandateve, si një hap ekstrem që do të polarizonte klimën politike. Në një linjë me Sali Berishën në atë kohë ka qenë edhe Jozefina Topalli, e cila tha se ishte gati ta dorëzonte mandatin e saj.

Në fakt kërcënime me djegie mandatesh janë artikuluar edhe nga deputetë të tjerë të PD-së, kryesisht në mbledhjet e grupit. Ky ishte opsioni më serioz për ta detyruar politikën që të hyjë në një krizë parlamentare. Por që mesa duket, djegia e mandateve ka qenë vetëm një ‘shashkë’ e përdorur ndër vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI: Ndodhi, politikani Berisha bëhet edhe bodyguard…
Previous article ALMA JANKA: Politika nuk ndryshon kurrë, faji është jetim apo është i të gjithëve?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k