• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALMA JANKA: Politika nuk ndryshon kurrë, faji është jetim apo është i të gjithëve?
Home
Blog

ALMA JANKA: Politika nuk ndryshon kurrë, faji është jetim apo është i të gjithëve?

December 18th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Përse u desh që ky vit të mbyllej me një seancë të shëmtuar parlamentare, kur gjasat për të patur një imazh krejt tjetër, nuk ishin të pamundura. Nëse opozita  dhe një pjesë e aleatëve të saj kërkon prej kohësh të zhduket kjo qeveri apo ta rrëzojë atë (për të qenë më korrekte me terminologjinë), përse servir një panoramë që më tepër se të inspiron të bësosh se kjo forcë politike do të bëjë më mirë se çpo bën ajo qëështë në pushtet, të kundërten paraqet. Përse forcat opozitare shfaqën doza aq të larta nervozismi dhe agresiviteti (i referohem sjelljeve në sallën e parlamentit), kur edhe një herë me forcën e fjalës mund të demostronin pjekuri politike më të madhe por edhe shenja qytetarie që do t’u jepnin më tepër kredibiliteta, apo qëllimi justifikon mjetin??!. E djathta sot, ndoshta në përshtypjen timë, sërish u shfaq jo e unifikuar, por u ‘’eklipsua’’ disi nga pushteti i një tjetër force politike, e më konkretisht nga kreu i saj që në këtë rast është një grua, një grua me karrierë të gjatë politike, e kësisoj nuk duhet (po sipas gjykimit personal) të shfaqej dhunshëm (as për reputacionin e një politikaneje jo pak te suksesshme, as në rolin e një ligjvënëseje, as nëaspektin gjinor të terminologjisë etj etj.)

Përse u desh që në mbylje të seancave parlamentare për këtë vit, gjurmë gjaku të përdoreshin për t’i dhënë ngjyra edhe më të rënda asaj që pamë nëpërmjet ekranit apo edhe drejtpërsedrejti?  Shoqëria jonëështë e ngopur me të tilla tragjedizma, nuk është kjo ajo që na shërben dhe as na duhet. Një panoramë e tillë vetëm sa na depresionon më tepër, sidomos kur lexon edhe se njëra palë apo pala tjetër politike vodhi kartat për të votuar apo për të mos lejuar votimin gjatë ditës së sotme.

Edhe e inskenuar të ishte, edhe spontane po të ishte , pa auluduar ne opinionin tim personal, përse  pamja aq vulgare duhej të na servirej të gjithëve në këtë seancë të fundit për këtë vit?

E njëjta situatë ndodhi kohë më parë edhe në parlamentin e Kosovës dhe hedhja e tymyeseve nuk mori përkrahjen e askujt, përkundrazi, la pas një shije të hidhur. Po sot, a ishte ajo që duhej bërë, pa menduar se edhe ndonje karrige mund të “fluturonte’’ në kokën e ndonjërit.

Kryeministri Rama kërkoi falje për sjelljen e opozitës në sallën e parlamentit , po opozita a duhet ta bëjë një gjë të tillë, qoftë edhe për hir të deklaratave të herëpashershme se ajo është forca së cilës duhet t’i besohet, qoftë edhe për hir të atyre qindra njerëzve që iu bashkuan opozitës në protestën e sotme?

Nuk legjitimoj mënyrën e votimit nga maxhoranca, (për ketë u besoj ekspertëve dhe kushtetutës), por edhe pse në politikë ndoshta është gjithçka e lejuar, them se në çdo rast skena dhune, sjellje agresive apo fjalorii i papërshtatashëm,  qoftë nga e majta apo nga e djathta, e kthejnë parlamentin në një ambjent jo të denjë përfaqësimi tonin. As nuk na shijon pamja që ofrohet nëse dikush sherroset e qëllon tjetrin, as nuk na pëlqen nëse dikush dhunohet, e aq më pak nëse nga të gjitha këto, nuk gjenerohet asgjë tjetër, përvec se përseritje e neveritshme e një politike që nuk ndryshon kurrë.

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA: PD ka tre vite që thotë se do t’i djegë mandatet
Previous article ARTUR AJAZI: “Revolucioni” i Lulit, si kapitullimi pa kushte i opozitës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k