• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENKEL DEMI: Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli
Home
Blog

ENKEL DEMI: Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli

December 18th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Opozita e Lulzim Bashës pësoi humbjen më të rëndë të historisë së saj të shkurtër. Nuk është humbja e zgjedhjeve, as tkurrja e Partisë Demokratike në elektorat, por sot u shënua fataliteti. Për herë të parë u pa sheshit që mëria e njerëzve ishte shumë më e madhe se e grupit politik që mori përsipër të drejtonte shpresën e tyre për të përmbysur qeverinë. Krerët e sotëm të Partisë Demokratike nuk arritën të vidhnin të paktën një fije trimëri nga ish-kryetari 74 vjeçar, Sali Berisha apo vrulli i Monika Kryemadhit. Të dy janë profesionistë të lëmit, nuk ka rëndësi se çfarë mendohet për ta. Të dy e dinë si tërhiqet njerëzia drejt një ndryshimi dhe si duhet të sillen ata në raport me ta.

Monika Kryemadhi ia doli të mbajë turmën të lidhur pas vetes, tek fliste në tubim, të përplaset me policinë, ta mbrojë dora vetë Floida Kërpaçin e gjakosur, të hedhë tymuese në sallën e Kuvendit, por dhe t’i ndërpresë fjalën Ulsi Manjës në televizione, madje ta telendisë në sy. Pyetja është: Si ia doli t’i bëjë të tëra këto, ndërsa Luli u zhduk nga skena pa nisur ende shfaqja?

Sali Berisha mori përpara tërë ata djem të fortë të Gardës dhe ndërpreu seancën. Në fund arriti të japë zgjidhjen e vetme që i ka mbetur ekzistencës politike të Partisë Demokratike; dorëzimin e mandateve, djegien e tyre. Ai e ka kuptuar që tani ka vetëm një rrugëdalje; dalja jashtë sistemit, pasi e vetmja shpresë për përmbysje mbetet rruga e madhe, aty ku mëria është shumë më e madhe sesa tek ligjvënësit opozitarë me veshje të shtrenjta. Basti është i madh dhe ndoshta i pamundur, por i ka ardhur koha të vihet.

Vetëm ky veprim do të mundë t’i mbajë akoma njerëzit lidhur me opozitën, pasi dështimi i saj me zgjedhjen e Arta Markut fiku shpresën e fundit që me Lulin rrëzohet Edi Rama. Kjo opozitë e sotme ka vetëm një mundësi që është propozimi i Sali Berishës, sepse turma sot kërkonte sakrificë para altarit, kurban do të thoshte Edi Rama. Kurbani duhet të ishte moszgjedhja e prokurorit. Tani që kjo ndodhi, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë ku e ku më të zotë, mbetet të sakrifikohet vetë krijesa e Lulit; grupi i sotëm parlamentar që ai e zgjodhi pa pyetur kënd, pas marrëveshjes misterioze të natës së 18 majit.

Turmës i duhet kjo sakrificë, sepse sot nuk mund të shkojë në shtëpi e telendisur nga humbja që u shkaktoi qeveria, madje me një Ramë që me qetësi olimpike shihte një teatër që ia këndellte gazmendin. Me një Ramë që në mbrëmje e pret një takim i nxehtë me Mogherini-n, të cilës me plot të forta do i rrëfejë si e zgjodhi atë gocën kryeprokurore dhe si e porosiste Monika ta pinte kafen me atë vetë në Bruksel. Pastaj do të vazhdojë qyfyrja me kërcënimet që mos të kthehej më në Shqipëri, por në fund do të shpërthejnë në gaz se si iku Luli për … vetëm me Ulsi Manjën dhe pak Gramoz, i cili nuk thotë “prokuror”, por “prekuror”.

Prandaj, udha e sotme e Lulit ka vetëm një shteg, nëse nuk dëshiron të përfundojë me gjithë mend luledielli si ajo fushata, që të gjëmojë dritën e diellit, kur është ditë dhe të var kokën, kur bëhet natë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arta Marku, një grua e rrëmbyer nga Rilindja
Previous article ANDI BUSHATI: Opozita në një spirale haluçinante kërcënimesh, Bashës mund t’i plasin ‘bombat’ në dorë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k