• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA: Opinioni publik i ndarë për kryeprokurorin e përkohshëm
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA: Opinioni publik i ndarë për kryeprokurorin e përkohshëm

December 15th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

“A e pranoni një kryeprokuror të përkohshëm vetëm me votat e shumicës?” Kjo ishte pyetja në një sondazh elektronik që zhvillova në 24 orët e fundit, për llogari të revistës Follow Business Albania. Sondazhi u krye me 2100 të anketuar në shkallë kombëtare. Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demogrfikisht dhe politikisht. Marzhi i gabimit për këtë sondazh ishte plus/minus 2.4%.

Nga sondazhi rezulton se 40% e të anketuarve e pranojnë një kryeprokuror të përkohshëm vetëm me votat e shumicës parlamentare, ndërsa 40% nuk e pranojnë. Ndërkohë, 20% e të anketuarve janë të pavendosur në opinionin e tyre.

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se rreth 840 mijë banorë të Shqipërisë në moshë për votim janë dakord me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm vetëm me votat e shumicës; 840 mijë nuk janë dakord;  420 mijë janë të pavendosur në opinionin e tyre.

Nga sondazhi rezulton se shumica dërrmuese e atyre që janë dakord, kanë votuar në zgjedhjet e fundit për PS ose PDIU ose PSD, ndërsa shumica dërrmuese e atyre që nuk janë dakord, kanë votuar për PD ose LSI ose PR ose LIBRA ose të tjera parti të vogla. Ndërkohë shumica dërrmuese e atyre që nuk kanë një opinion të përcaktuar, nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhjet e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE: Një dosje simbol e korrupsionit familjar të Berishës!
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ: Media, interesi publik dhe gjethja e fikut

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k