• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LORENC VANGJELI: Rama, Meta në mes e Basha anash dhe kurrë mos thuaj kurrë!
Home
Blog

LORENC VANGJELI: Rama, Meta në mes e Basha anash dhe kurrë mos thuaj kurrë!

December 13th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Dorëheqja e kreut të SHISH, pothuaj një muaj e gjysëm më parë, tronditi gjithë Tiranën politike. Meta dhe Basha e Berisha nuk e fshehën habinë që njeriu që duhet të administronte sekretet, u vetëlargua pa asnjë zhurmë dhe paralajmërim nga posti delikat që mbante. Në mungesë totale të informacionit dhe të transparencës që do të duhet të shoqëronte një ikje të tillë, u shpikën dhe u stisën me dhjetra skenarë, nga të cilët, sa më të pabesueshëm skenaret, aq më shumë konkuronin ata në besueshmëri dhe ngjanin realë. Skenarë të cilët nisnin që nga presioni ndërkombëtar, që gjykohej kësaj here aleat me Ramën në marrjen totale të të gjithë pushteteve në Shqipëri, e deri në llogari estetike dhe hesape erotike që kushtëzonin, sipas tyre, një largim pa të shtyrë e zhurmë. Siç ndodh pothuaj në të gjitha rastet, e vërteta është zakonisht shumë më e thjeshtë se sofistikimi provincial që synon të bëjë më interesante Tiranën.

Sepse si rregull, në Tiranë nuk ka heronj, por ka llogari mbi heronj të supozuar.

Nuk ka shërbesë për publikun, por shërbim për veten.

Nuk ka idealizëm, por shtesë, shtysë e ide për egoizëm.

Kreu i SHISH u largua mbas një marrëveshjeje me kryeministrin për një histori vetjake dhe për një tërheqje pa bujë nga një majë e fshehtë publike, në një tjetër majë të qetë gati protokollare. Duke ikur ai hapi rrugën për dikë që do të ishte më i besuar në sytë e kryeministrit dhe në këmbim, mori besimin e kryeministrit për një detyrë që e bën direkt vartës luksi të kryeministrit.

Pothuaj një muaj e gjysëm më vonë, askush nuk e kujton më Visho Ajazi Likën, i cili mori dekretin presidencial që do ta çojë në Bruksel si ambasador. Por edhe kjo ikje vetjake, sado e çuditshme që të duket, ka kryer padashur një shërbim publik në vend.

Largimet e paraardhësve të tij kanë qenë shumë më të ndryshme. I pari, Gazidede, iku bashkë me ish-eprorrin e tij president nga një Shqipëri në prag të luftës civile.

Fatos Klosi nuk iku para se të merte me vete së paku kryeministrin e kohës Majko, i cili në fillim i shpalli luftë publikisht në emision televiziv kur ishte më i fortë se kurrë dhe tentoi ta mbajë në detyrë kur ishte më i dobët se kurrë. Klosi iku vetëm kur rrethanat dhe njerëzit më të pushtetshëm të kohës në Shqipëri, Nano e Berisha ju vunë kundër.

Bahri Shaqiri, drejtuesi tjetër jetëgjatë i SHISH, pati një trajektore tjetër. Ai qëndroi në detyrë deri me kushtin e pothuaj rrëzimit të kryeministrit Berisha në dy episode. Rezistoi për shkak të vetos së Ilir Metës, bëri më pas gjithçka kundër Ilir Metës për llogari të Edi Ramës dhe tani është në zyrën e Ilir Metës si president.

Visho, edhe pse kishte mbështjetjen e presidentit, tashmë firmë e fundit në emërim-shkarkimin e tij, vendosi vetë të largohet. Duke lënë pas një mundësi të hapur dhe shërbesën e fundit: demonstrimin e magjisë së sistemit. Demokracia bën që të jenë bashkë edhe njerëz që duhen, edhe njerëz që urrehen. Individë që pavarësisht ndjenjave reciproke njerëzore, detyrohen të bëhen bashkë për shkak të kontrollit dhe balancës mes institucioneve. Siç ndodhi kësaj here me Ramën dhe Metën. Kur njëri ka propozuar drejtuesin e ri të SHISH dhe tjetri e dekretoi. Deri në momentin kur do të shihen sërish sy më sy. Me apo pa Bashën në mes. Jo si një akt, por si një fakt. Si një provë që dëshmon se politika është arti në të cilin, një nga aktorët kryesorë të tij, Berisha, hyri me frazën fantastike: kurrë mos thuaj kurrë!(Javanews.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI: Edhe kështu PD-ja do vijë në fuqi, por çfarë do sjellë?!
Previous article DRITAN HOTI: Për një ekuilibër të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k