• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BESNIK DUSHAJ*: Rikthimi i Azemit në vendlindje…
Home
Blog

BESNIK DUSHAJ*: Rikthimi i Azemit në vendlindje…

October 27th, 2017 Editor Blog 0 comments

Këtu pak më poshtë kalonte rruga për te axhensia e transportit, ku në një fillim shtatori te vitit 1987, familjarët dhe disa shokë përcollën djaloshin e bukur për në Universitet…

Dhe ja sot, ku po e presim atë të derdhur në Bronx dhe në memorien e kombit, si ikona tek e cila ne fillim te viteve 90-të morën guximin dhe të drejtën për të ëndërruar mijëra studentë, të rinj e të reja, burra e gra të Shqipërisë së asaj kohe të gjynjëzuar nga diktatura.

Një urim mirë se ardhje buron nga zemrat tona për Azem Hajdarin, besimtarin e madh të vlerave të Tropojës, vlerave të lirisë, besimtarin e madh të Zotit, besimtarin e Dervishit të Luzhës!

Për rreth 50 vite nëntoka e shpirtit të shqiptarëve u mbush së thelli me vuajtje e persekutime të një rregjimi ç’njerëzor. Ajo priste një shpërthim vullkani, duke dëshmuar jo vetëm padurimin ndaj padrejtësive, por sidomos shpirtin e madh të etur për demokraci.

Dhe ai shpërthim vullkani, që dogji atë sistem vuajtjesh, terrori e mjerimi dhe lindi një sistem të të drejtave dhe lirive njerëzore, ishte Azem Hajdari.

Guximi i madh që buronte nga zemra tij, ëndrra dhe dëshira e pashuar për liri, e vunë atë në krye të lëvizjes së madhe studentore të dhjetorit 1990, që do të ishte dhe dita e kthesës për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mijërat e protestuesve për herë të parë u ushqyen me guxim nga shpirti i Azemit tonë.

Prandaj me plot bindje e them, se ne tropojanët krenohemi me veprën e pavdekshme të Azem Hajdarit.

Ndaj në këtë ditë, ndihemi krenarë që po kryejmë këtë obligim fisnik të nderimit të figurës që dha jetën për vlerat që pasqyron Malësisa e Gjakovës, guximi e lufta për liri, dhe sot po ringjallet për të qënë përjetë me ne, përjetë pranë nesh, për të na inspiruar siç na inspiroi dikur, edhe sot në këto ditë të vështira për demokracinë dhe fatet e vendit.

Azem, ti je gjallë këtu me ne! Faleminderit që u dhe mundësinë shqiptarëve të ëndërrojnë të lirë, që i dhe brezit tonë mundësinë të bëjmë realitet ëndrrën për të jetuar në demokraci!

Mirënjohja jonë e pakufijshme nuk do të mundet kurrë të barazojë sakrificën tënde sublime për ne, për Shqipërinë, por ne zotohemi që përmes veprave si kjo përmendore madhështore sot, do të mbajmë gjallë veprën tënde të përjetshme të guximit.

Dhe sigurisht që në këtë ditë të veçantë, një falenderim i mbushur me mirënjohje dhe krenari buron nga thellësia e qënies sonë për burrin e madh të Tropojës dhe kombit shqiptar, Prof.Dr. Sali Berisha, si njeriu që i dha frymë ngritjes së demokracisë dhe punoi e punon çdo ditë, çdo orë, çdo çast për ndërtimin e Shqipërisë europiane.

Faleminderit doktor për gjithçka ke bërë dhe vazhdon të bësh për Tropojën, Shqipërinë, për Kosovën dhe kombin!

Të nderuar pjesëmarrës!

Nga sheshi Azem Hajdari, sot dua të falënderoj ata burra dhe gra, në Shqipëri dhe diasporë, që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Tropojë për të kontribuar në realizimin e kësaj vepre të përjetshme!

Një falenderim të veçantë kam për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z.Lulzim Basha, për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm!

Falenderoj gjithashtu artistët e daltës, që skalitën këtë përmendore, e cila driton kaq madhështore në krahët e malit tonë të shenjtë, Shkëlzenit!

Nder përjetë Azem Hajdarit dhe veprës së tij të ndritur!

*Autori është kryetar i Bashkisë së Tropojës. Pjesë nga fjalimi në përurimin e shtatores së Azem Hajdarit

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THANAS MUSTAQI: In memoriam / Anija “Arbëria” (1972-1997)
Previous article EDMOND ARIZAJ: Një fantalajm nga mbledhja e qeverisë...

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k