• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
NERITAN SEJAMINI: Identikiti i gazetarisë shqiptare
Home
Blog

NERITAN SEJAMINI: Identikiti i gazetarisë shqiptare

October 27th, 2017 Editor Blog 0 comments

Në gazetarinë shqiptare kanë hyrë shumë terma dhe fraza qesharake, por termi “gazetar terreni” është nga më vezulluesit. Është një term që sa herë e dëgjoj më jep një ndjesi bujqësore ose më kujton punën e dikurshme në terren të kuadrove komunistë. Duke lënë mënjanë huazimin e konceptit “terren” nga frazeologjia dhe sociologjia komuniste, nuk ka asgjë “terreni” në raportimin nga Kuvendi apo qeveria, të cilat fizikisht janë në qendër të Tiranës dhe shoqërisht në qendër të politikës.

Ajo që ata bëjnë është raportim dhe gazetarët që bëjnë raportim quhen Reporterë. Ndonjëherë si sinomim i fjalës reporter përdoret fjala korrespondent. Pra, mund të ketë reporterë politikë, apo korrespondentë politikë, ose reporterë të Kuvendit, apo korrespondentë të qeverisë apo të opozitës. Dhe natyrisht ka reporterë ekonomikë, reporterë sporti, etj.

Ata që lexojnë lajmet në studio nuk janë gazetarë, por lexues lajmesh; ata që janë edhe gazetarë edhe përcjellësh lajmesh janë drejtues lajmesh; ata që redaktojnë apo rishikojnë lajmet/raportimet e shkruara nga gazetarët janë redaktorë apo shefa redaksish. Kurse ata që rrinë para kompjuterit dhe kopjojnë lajmet nga të tjerët, duke i marrë në bllok ose duke i ndryshuar apo rifirmuluar ca nga fjalët, pa bërë asnjë referencë të burimit, quhen thjesht hajdutë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ: Një fantalajm nga mbledhja e qeverisë...
Previous article ARBEN MALAJ: Paketa 1 miliard dollarë, një kosto e rëndë

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k