• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
“Bishat” e rrugëve shqiptare! (FOTO)
Home
Blog

“Bishat” e rrugëve shqiptare! (FOTO)

December 4th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Dikur ato emociononin çdo mashkull në Shqipërinë super të izoluar e pavarësisht emërimit zyrtar të agjensisë, njihesin si Albania….

Kryenin një volum vërtetë të madh transporti dhe puna me to u besohej vetëm personave tepër të aftë profesionalisht dhe mbi të gjitha: të sprovuar nga biografia.

Foto që po ju sjellim në këtë postim janë dy kamionë të tipit “Skoda RT 706” me rimorkio ndërsa presin të shkarkohen në magazinat e agjensisë vjeneze “Fruchtunion”, e cila rëndom furnizonte tregun austriak me prodhime vendore bujqësore shqiptare e ballkanase.

Foto daton nga qershori i vitit 1969. Nga disa hulumtime rezulton se Shqipëria paskësh qenë e fundit që e kishte nënshkruar marrëveshjen për TIR-in, ( Marrëvëshja për Transportin Ndërkombëtar) në vitin 1973, e në marrëveshje në fillim shkruhej ANAL-TIR e më vonë u bë Albtrans apo siç njihej më thjeshtë: ALBANIA

Kamionët e parë ishin të tipit që shihet në foton e marrë në 1969, e nga mesi i viteve ’70-të, flota e automjeteve të transportit nisi të kompletohej me “Scania”-t suedeze. Në fillim të viteve ’80-të kishte në përdorim gjithsesi “Skoda” të tipit “Liaz” dhe “Scania” të disa modeleve.

Por transporti nuk kryhej vetëm në drejtimin Shqipëri drejt një vendi të Europës Perëndimore apo Lindore qoftë, por edhe duke kryer e marrë përsipër kontrata që shkonin përtej këtij itinerari. Kështu të paktën rezulton se “Albtransport”-i në vitin 1986, kishte fituar tashmë një kontratë ( tender) të leverdisshëm për të transportuar mish nga Gjermania në Austri dhe nga Franca në Irak, e për ta përmbushur këtë detyrë, Agjensia Shqiptare mori madje në dispozicion të saj edhe disa tipa të përdorur nga Agjensia Hungareze e Transportit Ndërkombëtar, “Hungarocamion” (1628 dhe 1632 NG).

Logoja e kësaj të fundit shihej shpesh në rrugët e Shqipërisë së kohës së monizmit, ndërsa kamionët e saj kalonin tranzit apo e për. Ndërkaq, koha ime e studimeve në Berlin, më lidh edhe me një kujtim të vogël të shumë viteve më parë ( mund të ketë qenë viti 2002) ndërsa kisha shkuar për një vizitë mjekësore rutinore në ish-Berlinin Lindor. Mjekja më pyeti se nga vija, dhe pasi iu përgjigja, më pohoi se nga Shqipëria mbante mend vetëm kavanozët me kastraveca turshi, të cilat sigurisht se do kenë qenë transportuar pikërisht nga këta kamionë./Armand Plaka

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU: Një vit pa ty Ndriu!
Previous article ARTUR AJAZI: Basha zbret me këmbë në “ujë”, si lider opozite

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k