• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
KASTRIOT DERVISHI: Fotot e puthjes së famshme në buzë, kush janë dy partizanët shqiptarë që “shokuan” rrjetin
Home
Blog

KASTRIOT DERVISHI: Fotot e puthjes së famshme në buzë, kush janë dy partizanët shqiptarë që “shokuan” rrjetin

November 24th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”.

Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit.

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh.

Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë.

Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë.

Vendi i fotografimit është te “Rruga e Kavajës”.

Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin.

Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh.

Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e panjohur/ Maurice Bavaud, heroi zviceran që u përpoq të vrasë Hitlerin
Previous article MERO BAZE: Opozita dëshiron të duket, sikur po udhëheq prokurorinë!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k