• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Në lokalet e Bllokut nuk lejohesh me tuta
Home
Blog

Në lokalet e Bllokut nuk lejohesh me tuta

November 22nd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Alma Nikolli/

Jo më larg se dje në një nga lokalet në dukje modeste të Bllokut, kamerieri ua ngriu buzëqeshjen në buzë dy djemve. Shqiptarit të parit, dhe pas përkthimit nga shoku edhe të dytit që ishte i huaj. Sapo u ulën në tavolinën ngjitur me trotuarin e fill pas tij me rrugën, djemve jo pa buzëqeshje iu tha: “Duhet të largoheni, sepse nuk lejohet me tuta!”

E dallova skuqjen e lehtë në faqe të shqiptarit, ndërsa gati “kokëulur” duhet të dilte nga “strehëza” prej druri, kurse miku i tij e pyeste anglisht “Ça?:

Kur kuptoi se fajin e kishin tutat e tij gri, joshqiptari ia dha një të qeshure të ngrirë dhe më pas më humbën nga sytë. S’e di për çfarë do kenë biseduar, por me siguri jo mbi dëshirën për t’u kthyer më në një lokal të tillë.

Në Bllok, me aq sa di unë janë së paku tre a katër lokale të tilla. Ke tuta veshur dhe je djalë, duhet të dalësh jashtë.

Nuk kam për ta kuptuar kurrë shkallën e lartë të rrezikshmërisë publike të një djali me tuta, por më vjen keq, sepse në këto vende në të shumtën e rasteve nuk mungon mirësjellja e stafit, as muzika e mirë dhe as arredimi i rehatshëm.

Madje, madje, janë të ndërtuara në atë mënyrë që ti mund të marrësh gotën e të ulesh në shkallë për të ndezur një cigare a për të pirë një gotë. Gati aq rehatshëm sikur të ishe me tuta!

E në diskutimet me miqtë, pasi jemi përballur me realitete të tilla kemi komentuar “askund në botë, nuk ndodh kështu”. Normalisht, mes nesh ka pasur edhe nga ata që kanë jetuar jashtë, apo që kanë vizituar disa vende, por asnjë prej nesh s’e ka parë gjithë botën.

Por, po prapë një rast i ngjashëm nuk është hasur kurkund në glob, së paku prej atyre që njoh unë. Vetëm në Shqipëri. Pse-në nuk e di, ndoshta del dikush që na e shpjegon.

Ndërkohë shqiptarë e joshqiptarë do duhet që edhe në një moment të lirë mbasditeje të përballen me absuriditete (mos)shërbimi. Sikur nuk mjaftojnë sorollatjet e paradites dhe turinjtë e varur të punonjëseve në sportele postash, sekretari mësimore, poliklinika apo dikur kur ishte e aksesueshme, në Bibliotekën Kombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJEKMARKAJ: “Letra e Ramës për ‘7 krajlat’ si kazan balte kundër Shqipërisë, Basha nuk ka pse të jetë shakaxhi…
Previous article SKËNDER MINXHOZI: “Rruga e Elbasanit” dhe guroret e pandëshkuara të Tomorrit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k