• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDI OGA: Dhamë… lajmet!
Home
Blog

EDI OGA: Dhamë… lajmet!

October 26th, 2017 Editor Blog 0 comments

Kryeministri nuk u tall me dhe sulmoi gazetarët, ai u tall me dhe sulmoi disa të rinj me mikrofona në dorë që synojnë të bëhen kryeredaktorë, drejtorë informacioni, analistë apo moderatorë të talkshoë-ve politikë.

Vetëm në këto pozicione, një gazetar është dikushi, ka një status, një rrogë, një taraf dhe një influencë në kategorinë e tij por edhe më gjërë.

Për fat të keq, nëse në Shqipëri ka pak shëndetësi të vërtetë, pak drejtësi, pak shkencë, pak art, pak sport të vërtetë, nuk ka fare gazetari të vërtetë. Zero.

Gazetaria e vërtetë është shprehja maksimale e nevojës për të njohur të vërtetën.

Gazetaria funksionon nën dimensionin e lirisë personale të gazetarit dhe i shërben lirisë së përgjithshme të shoqërisë.

A mund të jetë i lirë një gazetar përsa kohë rrogëtar tek dikush që është klient i dikujt që ka pushtetin?

Nëse të vërtetat e punës së gazetarit cënojnë sadopak pushtetin, çfarë nevoje dhe interesi ka punëdhënësi i tij-klient i pushtetit ta paguajë?!

Sot lajmi është më së shumti një produkt me vlerë në duart e atij që e parafabrikon, e monton, e transformon dhe e përçon tek audienca për qëllime përfitimi personal. Lajmi është një mjet presioni apo shantazhi.

Si i tillë ai nuk mund t’u lihet në dorë disa të rinjve në formim e sipër, që në fakt nuk kërkojnë lajmin në terren, por mënyrën më të mirë për t’u shërbyer shefave të tyre në zyra.

Vetëm duke bërë këtë, ata mund të shpresojnë për një karrierë.

Me fjalë të tjera, nëse një gazetar në terren për hir të gazetarisë së vërtetë bën një pyetje ‘jo komode’ për një pushtetar, nuk merr përgjigje fare ose e quajnë idiot, ndërsa kur të kthehet në zyrë do të promovohet, nëse pronari është kundërshtar politik ose do të shkarkohet nëse pronari është klient i pushtetit.

Po lajmi, ku është lajmi?

Pa merak, lajmin e krijon drejtori i informacionit sipas interesave të pronarit, ia përcjell kryeredaktorit i cili udhëzon një redaktor për ta shkruar dhe publikuar. Këto lajme, bashkë me lajmet që fabrikohen në zyrat e pushtetit apo opozitës, i serviren publikut të gjerë.

Në mbrëmje ky lajm ‘bëhet telef’ nga analistë dhe komentatorë të gjithëditur në programe të moderuar nga narcizistë të pakurueshëm.

Dhamë… (me nder) lajmet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR SECI: Shegë e ambël, shegë e butë, më shkoi vera pa të kputë
Previous article FATJONA MEJDINI: Duhet të dish disa gjëra për reporterët

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k