• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
PETRIT RUKA: Shko dhe çlodhu tani! Bëj atje muzikën tënde të madhe të rrallë bashkë me engjëjt që po presin një engjëll tingujsh!
Home
Blog

PETRIT RUKA: Shko dhe çlodhu tani! Bëj atje muzikën tënde të madhe të rrallë bashkë me engjëjt që po presin një engjëll tingujsh!

November 20th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Jemi sot këtu për t’u ndarë me një nga shpirtrat më të dashur të muzikës shqiptare, me Aleksandër Lalon. Jemi mbledhur t’i japim lamtumirën një njeriu që ishte dhe është një vlerë e madhe dhe e pazëvendësueshme kombëtare. Jemi ende të pandërgjegjshëm aq sa duhet se çfarë pasurie kolosale po humbasim sot teksa po përcjellim njërin prej kompozitorëve më të shquar e më të dashur për miliona shqiptarë që kanë në veshët e tyre sot meloditë e tua të pavdekshme.

I dashur Sandër, vëllai dhe miku ynë i shtrenjtë.

Unë e di mirë më mirë se kushdo, që ti njeriu më rrebel dhe antikonformist, që kam njohur në këtë jetë, do të doje sot, që ne t’i shmangnin fjalët e mëdha. Por kjo është tej fuqive tona, të paktën sot. Na lerë të të themi sot se ne të gjithë e besojmë dhe ta themi me gjithë shpirt se ti ishe dhe je një artist i madh, i jashtëzakonshëm në gjithçka që bëre dhe le pas në jetën tënde. Na lerë të paktën vetëm sot të ta themi, se sapo kemi humbur një nga shpirtrat më trazuar dhe më fëminorë që mund t’i vijnë botës tonë artistike, një nga melodistët më të famshëm e më të papërsëritshëm të muzikës shqiptare. Na lerë të të themi se me muzikën tënde ti i ke dhenë jetës sonë një dritë që nuk do të vdes kurrë dhe se me të e ke zbukuruar jetën tonë.

Na lerë të të themi se ishe një njeri i jashtëzakonshëm me dashurinë tënde të pakufi për shokët e tu dhe miqtë e tu. Të të themi se ishe një lajm i gëzuar me çdo këngë tënden, me çdo intervistë tënden, me çdo grindje tënden të bekuar me të gjitha pushtetet, me çdo kafe tënden ku çdo bisedë e ktheje në një festë dhe ngjarje që tregohej si një lajm i ri, me dashurinë tënde të papërsëritshme për Margën, për Endrin dhe Marinin, fëmijët e tu, me trishtimet, gëzimet dhe zhgënjimet e tua që ishin edhe ato një muzikë tjetër që nuk u shkrua dot në pentagram, po që është inçizuar ne veshët dhe shpirtrat tanë.
Sandër i dashur, që nga sot, pianoja jote e stërdjegur nga mijëra cigare gjysmë të fikura mbi tastat e bardha nuk do të kumbojë më për të nxjerrë mrekulli si muzika jote. Ky do të jetë “Dimri i fundit” që do të pllakos mbi të. Por njëkohësisht sapo kanë filluar të bëhem më të shtrenjta e më të pavdekshme ato miliona nota që enden nëpër qiejt e Shqipërisë, që ti e deshe aq shumë dhe që tërë jetën i dhe më të bukurën që dite të nxjerrësh prej asaj zemrës tënde të artë.

Lalo i dashur e di që si kishe qejf fjalimet e gjata dhe unë do ta mbyll këtu. Por më lerë të them për të fundit herë se sa shumë të kemi dashur e mbase bëmë gabim që nuk ta thamë aq herë sa duhet deri dje.
Të kemi dashur shumë shoku ynë, vëllai ynë, maestroja ynë i papërsëritshëm! Shumë!
Akoma më shumë do të të duam nga sot e tutje me mungesën tënde që do të shkëlqejë përmes mallit tonë të pafund. Shko dhe çlodhu tani! Bëj atje muzikën tënde të madhe të rrallë bashkë me engjëjt që po presin një engjëll tingujsh!

Jemi krenar që bëmë bashkë me ty një copë rruge në këtë jetë! Faleminderit Sandër i dashur që ishe në jetën tonë. Nuk po të themi lamtumirë, sepse për njerëz të tillë si ty, nuk ka kurrë lamtumirë.
Tani shko dhe çlodhu vëllai ynë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INES POHL: Gjermania e shokuar
Previous article ERGYS GJENÇAJ: Reforma zgjedhore, ekspertët kërkojnë “veting financiar” për partitë politike

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k