Nuk di pse opozita ka hyrë në një debat të lodhshëm, më i lodhur se i Madurës, për të injoruar rëndësinë e Bordit të Paqes që po themelohet me iniciativën e Presidentit Trump dhe mbi të gjitha sqarimet e tyre të lodhshme për Presidentin Trump për veset e Edi Ramës.
Fjala vjen, anëtarët e PD-së thonë që kanë kaluar 200 vetë ose gjithë anëtarët e tyre OKB-së dhe ata që janë të lidhur me mua, që do të bëjnë të tjerët për t’u thënë shqiptarët që kjo është e vërtetë.
Problemi i parë serioz për opozitën është se ftesa për Edi Ramën ka ardhur për të gjitha ato arsye që opozita mendon se Edi Rama është i papëlqyer nga Perëndimi dhe SHBA, dhe sidomos nga Presidenti Trump. Edi Rama ka marrë ftesë për ato që opozita i quan “vese” të tij.
E vërteta është se ftesa nuk lidhet si me faktin që jemi anëtarë të OKB-së, si jemi anëtarë të NATO-s, si me “rëndësinë gjeopolitike” të Shqipërisë. Po të ishte ashtu, do të ishin Ballkanike dhe shtete të tjera nga ata që janë anëtarë të OKB-së apo NATO-s.
Edi Rama vjen nga një shtet që simbolikisht është vend mysliman dhe pro Izraelit, duke qenë dhe shtet evropian.
Ftesa nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe nuk lidhet aq shumë me Shqipërinë, sa me kryeministrin dhe fuqinë personale dhe politike të tij. Po të kemi parasysh dhe vetë profilin e Presidentit Trump dhe konvencionet e tij në politikën e tyre në iniciativën, Edi Ramën e ka shumë fakte që është një lider i fortë, pa presion parlamentar, pa kosto nga pjesëmarrja në këtë iniciativë dhe pa burokra, nëse duhet të funksionojnë.
Praktikisht Edi Rama është i sigurt për anëtarët themelues për të gjitha ato arsye që opozita ankohet se Edi Rama ka si mangësi në raport me SHBA-në. Në fakt, Presidenti Trump ia ka këto si këto.
E kundërta do të ketë rëndësi. Pjesëmarrja e Edi Ramës në këtë tryezë do të rrisë vendin e Uashingtonit për Shqipërinë dhe do të forcojë politikën amerikane rreth Shqipërisë si një vend aleat.
Shqipëria praktikisht nuk do të ketë asnjë kosto ekonomike ose ushtarake, nuk do të ketë ato të nevojshme ushtarake në Gaza dhe as financime.
E vetmja gjë që nuk do t’i shesim Bordit të Paqes është Edi Rama dhe kjo është me një pazar të mirë, nëse del çdo gjë me suksesin e duhur, nëse nuk funksionon, nuk jemi të humbur.
E vërteta se Shqipëria në këtë histori ka vetëm një rol simbolik, ndërsa kryeministri i saj ka një rol personal, si një politikan është drejtpërdrejt, përtej gjuhës teknokrate, si një negociator i besueshëm dhe një aktor konfidencial me shumë udhëheqës të tjerë të kësaj kohe.
Ai nuk është aty për atë që Shqipëria do të bëjë për Gazën, por për ato çka ka bërë deri më sot në raport me SHBA-në dhe politikën evropiane, si një vend pa risqe dhe aleat i sigurt.
Ndaj opozita është e lirë të përçmojë Edi Ramën si një autokrat i plotpushtetshëm dhe aleat i Trumpit, por nuk duhet të lodhet shumë veshët me “protrumpizimin” e saj, pasi ajo që ka në mendje opozita dhe ajo që ka në mendje Trumpi është një oqean i madh njëra-tjetrës dhe një karrige e madhe Edi Ramës një tryezë.


Leave a Reply