• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 19th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Plumbi që del nga goja
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Plumbi që del nga goja

October 23rd, 2025 F.autor Blog 0 comments

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… ata që nuk kanë frikë nga plumbi, dridhen nga Valiu’. Faik Konica, Vepra 1, f. 271-272

Një shekull më parë, Faik Konica dukej sikur e njihte mirë “kafen e fundit”. E përshkroi, siç dinte ai, një trimëri që ndizet për fjalë të kota e shuhet për ide të mëdha. Sot, në Manëz, u vranë dy të rinj për një filxhan, që nuk u mbush dot me kafe.

Dy jetë më pak. Dy familje në zi. Një qytet i shokuar dhe një shoqëri që pret gjëmën e radhës. Pse? Pse vritemi kot? Për një shezlong? Për një vend parkimi?

Për një gërvishtje makine? Për një “pse më pe”? Për një vijë uji? Për…pse ke ndezur dritat e gjata të makinës? Për një fjalë? Pse ky reagim primitiv që ndizet më shpejt se ekspresi i kafesë?

A është ngjarja në Manëz krim apo pasqyrë e një sëmundjeje të shoqërisë? Në çdo “debat” televiziv, në çdo përballje në Parlament, në çdo status në Facebook, në çdo sherr në rrugë, e njëjta frymë, e njëjta ngafurrje: “E di ti kush jam unë?!”

Kjo ngrefosje që nuk njeh as rregull, as autoritet, por vetëm maninë për t’u ndjerë “trim” mbi tjetrin, është plumbi i vërtetë. Kultura e dhunës e ka vënë përfund kulturën e dialogut. Arroganca dhe kapërdisja i kanë hapur udhë vetëgjyqësisë.

Policia vjen pas krimit, por krimi nis në mendje. Dhe në mendje nuk patrullon askush. Duhet çarmatosur mendja, përpara se të ndëshkojmë vetëm armëmbajtjen.

Duhen edukuar fëmijët, jo me “po ti ku i kishe duart?, por me “mos i fol askujt keq”… Konica nuk do të turpërohej sot. Ai thjesht do të zhgënjehej duke lexuar lajmet e ditës. Ai nuk do të pyeste: “Si arriti shqiptari ta bëjë plumbin më të shpejtë se fjalën dhe logjikën?”

Ai do të thoshte: “Ja ku jeni! Nuk keni më frikë nga Valiu, por as keni më respekt për jetën. Trimëria juaj nuk u bë kurrë e artë. Ajo mbeti e teneqejtë. Dhe tani, një shekull më pas, ajo po vret veten.”

Vritemi për një filxhan kafe, sepse më parë kemi vrarë mendimin. Kemi vrarë fjalën! Dhe kur fjala vdes, as jeta nuk ka më çmim! Një shekull më parë, Konica e pa këtë plagë dhe e quajti “trimëri teneqeje”.

Një shekull më pas, kjo teneqe tingëllon çdo ditë në ekranet tona, në rrjetet tona, në rrugët tona. Derisa të mësojmë ta duam jetën më shumë se “krenarinë”, çdo filxhan kafe mund të bëhet kafe morti./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDISON YPI/ Trikotazh
Previous article YLLI PATA/ Dodik dhe Berisha, rastet që nxorën jashtë loje lobimin për non grata-n

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k