• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Pse pasurohen prokurorët e gjyqtarët në Shqipëri?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Pse pasurohen prokurorët e gjyqtarët në Shqipëri?

February 18th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Pothuajse çdo ditë, dalin emra dhe fakte mbi pasurinë marramandëse të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Sa pasuri kanë prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri, nuk kanë kurrë ata në Itali, Francë apo gjetkë. Por pse vallë dhe si pasurohen prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri ? Si mundet që një prokuror apo një gjyqtar, ka vila, apartamente, lokale, resorte, hotele, makina shumë të shprenjta, llogari bankare, etj…?

Si mund të vihen pasuri të tilla me 5 apo 10 vjet punë si prokuror apo gjyqtar, kur dihet se paga e tyre e dikurshme, nuk ka qenë kaq e “majme” sa sot ? A ka strukturë që heton prokurorin apo gjyqtarin e pasur, apo thjesht janë mjaftuar me një Vetting, sa për të kaluar rradhën ? Këto dhe shumë pyetje nga qytetarët dhe jo vetëm, janë ngritur muajt, javët dhe ditët e fundit, tek shohim se si është rritur pasuria e “X” apo “Y” prokurori apo gjyqtari, aq sa do ta kishte zili edhe një biznesmen i madh në Shqipëri dhe jo vetëm.
Një miku im ardhur nga Franca ku jeton prej 27 vitesh, ka shqyer sytë dhe u shokua, kur lexoi dhe mësoi se si prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri, bëjnë jetë sheiku, dhe pasuri të papara, aq sa më tha se “këtu sikur buron paraja nga hiçi, në Francë nuk gjen prokurorë dhe gjyqtarë të kenë vila, pallate, biznese, makina 200 mijë euroshe, dhe miliona në banka, pasi bëjnë jetë të thjeshtë”.

Atëhere pse ndodh kjo tek ne ? Kush po e vjedh këtë vend, kush i ka zhvatur, dhe po i zhvat xhepat e shtetit dhe qytetarit në Shqipëri ? A mos ka ardhur koha që të ngrihet një SPAK-2, dhe GJKKO-2, që të hetojë dhe gjykojë të pasurit e drejtësisë vjetër dhe të re ? Kjo që po ndodh tek ne, mbetet një skandal që indinjon çdo qytetar që ka besuar tek liria, demokracia, drejtësia, dhe e ardhmja. Duhet me urgjencë të marrin fund emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të pasuruar me forma dhe metoda antiligjore.

Duhet me urgjencë të flaken nga Pallati Drejtësisë, të gjithë ata prokurorë, gjyatarë dhe titullarë të strukturave të drejtësisë, që notojnë në miliona, dhe merren në zyrat e tyre me dosje cingllash. Reforma e thellë në organet e drejtësisë e nisur, zbatuar dhe e vazhduar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, ka si synim të spastrojë nga prokuroritë dhe gjykatat emrat e përfolur për korrupsion, dhe ata që duke shfrytëzuar postin kanë zhvatur milionat dhe kanë ngritur biznese me para të pista. Fatkeqsisht, ka akoma element të përfolur, që ende nuk dihet se si kanë petentruar deri në zyrat e SPAK-ut, GJKKO-së, apo institucioneve të tjera të drejtësisë.

Realisht vihet në dyshim edhe Vettingu i tyre, pasi faktet e zbuluara mbi pasuritë që ata disponojnë, mbeten argumente të forta që duhet të bëhen nxitje për hetimin dhe largimin e tyre nga drejtësia. Mungesa e penaliteteve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, ka nisur ta zbehë entuziazmin e qytetarëve për drejtësinë e re. Kjo për faktin sepse po e shohin si “njollë turpi” cilindo prokuror apo gjyqtar që ka pasuri të pajustifikueshme, ka arritur të kalojë edhe Vettingu, dhe bëhet shkak edhe i skandaleve të tilla abuzimi me dosjet hetimore, si në rastin e Erion Veliajt.

Një prokuror apo gjyqtar, me miliona euro pasuri, nuk është i denjë të hetojë dhe gjykojë askënd bazuar në ligj. Ai tanimë është një biznesmen, që luan dhe abuzon me ligjin, për interesin e tij personal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Iku Helidoni, por kë ka “vitrinë” politike Sali Berisha në Shkodër?
Previous article BEN ANDONI/ Miti i zgjedhjeve të Kosovës ra më 2025

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k