• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!

January 15th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Nga njëra bisedë në tjetrën e nga njëra medie në tjetrën, dëgjoj ‘Mot i keq…, mot i keq’.
Këto ditë ishte vërtet dimër me borë e me acar. Mot i keq(!). Kë fyejmë kështu, zotin që na e solli, veten që s’e duam apo prapë veten tonë që nuk jemi të zot’t ta shijojmë atë bukuri pa shoqe?. Duhet hequr nga fjalori ‘moti i keq’. Unë për vete bëra sa munda kudo ku mund të vija dorë në korrigjimin e fjalëve ‘mot i keq’.

Veç pse është mot i freskët dhe e pasur me oksigjen, plus adrenalinë.
Si nuk e pyesim një herë veten: Vallë njerëzit jetojnë më mirë në zonat e ngrohta të botës apo në veriun e ftohtë?! A janë më të lumtur atje apo atje? Sillni parasysh kontinente dhe rajone, Afrika apo Lindja e Mesme…
Mandej një pyetje shumë më e afërt: Pse vallë Donald Trump, ‘president i botës’, siç po e quajnë, ia ka ngulur syrin Groenlandës në veri të Globit, e akullt, e bardhë, e ftohtë…
A thua për të jetuar keq e më keq e do njeriu Veriun e ftohtë?

Ose pyesim: Pse vallë fëmijët mezi presin të bjerë borë? Apo pse nuk janë bërë akoma dembelë?
Sigurisht, veriu i ftohtë nuk të sjell vetvetiu lumturinë. Madje kërkon më shumë energji.
Jo vetëm se hapësira është e ftohtë dhe për këtë arsye është edhe ‘plot lumturi’, por pse njeriu atje i bën pyetje vetes, mandej jo vetëm pyetje. Njeriu atje, që ndoshta nuk e ka zgjedhur, ka mësuar prej mësimeve të vetë natyrës ku banon.

Aty ka borë, aty ka akull, aty ka stuhi… Prandaj aty njeriu ngre shtëpi të forta, të ngrohta, me dritare të hapëta në maksimum, me oborre të gjëra, me veshje të shëndetshme, me madhështinë e sporteve e të gjuetisë.
Kjo është jeta e njeriut; këtë ka zgjedhur të bëjë përballë natyrës dhe jo të zgjedhë natyrën ‘e lehtë’. Njeriu përballë natyrës së fortë, apo ‘të zorshme’, bëhet i fortë dhe i gëzohet cilësisë.
Për ne që jetojmë në këtë zonë ‘të bekuar nga zoti’, Shqipëria apo gjithë Mesdheu, studiues të klimës dhe të mënyrë së jetesës kanë thënë se ‘këto janë domosdoshmërisht të banuara nga këta popuj’.
Pse nga këta njerëz, domosdoshmërisht si edhe ne?

Sepse e kemi bërë pyetjen ndryshe nga ata të ‘Groenlandës’. Ne i kemi thënë natyrës: ‘A je kaq e butë dhe kaq e lehtë? Atëherë edhe unë- njeriu do të të jetoj lehtësisht’. Njeriu, jo vetëm në fushat, por edhe në malet tona, e ndërton shtëpinë pa sistem ngrohjeje, oborrin e shtëpisë e zë dimri pa drutë e zjarrit, tubacionet e ujit ose janë aq të hollë saqë rrjedhin pikë- pikë, ose gjithë historinë e ujit ia besojnë një burimi ca kilometra larg. E pastaj njeriu- natyrisht do ta quajë dimrin me borë një ‘mot i keq’. Atëherë do të marrë një dorë plaçka e do të strehohet në një vrimë diku në qytet. Menjëherë pas viteve ’90 të shekullit të kaluar, kur u zhvlerësua ‘leja e banimit’, mijëra njerëz u zhvendosën nga zonat malore dhe u ngulën rrotull Tiranës ose Durrësit, në më të shumtën e rasteve në zona ku veshja më e rëndësishme u bënë çizmet e gjata për baltën e zonës së ‘lehtë’.
Pak nga pak njerëzit e ulin sqimën për jetën.

Njeriu është mësuar të mos e përballojë ‘bukurinë e zorshme’ atje ku jetojnë tradicionalisht njerëz të fortë, lordë dhe tolstojanë. Nuk po them aq lart!, por të paktën mos e quajmë ‘mot i keq’.
Bukuria përgjatë gjithë kohëve ka qenë ‘e zorshme’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN BLUSHI/ Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
Previous article YLLI PATA/ Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k