• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?

November 27th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Prej 1 viti e gjysëm, nga opozita e pabashkuar Akoma, kemi parë dhe dëgjuar shumë akuza, fletë bakalli dhe njerëz të saj që dalin dhe ripërsërisin fjalët e liderit të tyre. Ka muaj e muaj, që shqiptarët edhe pse nuk e besojnë, po dëgjojnë akuza të llahtarshme nga Berisha dhe pasuesit e tij fanatikë se “SPAK-u është SKAP, se drejtësia është bandë, se GJKKO-ja është bandë”, dhe të tjera frazeologji idioteske, që nxitonin të bënin pis drejtësinë e re. Akuza shkonte deri atje sa “prokurorët e SPAK janë të lidhur me bandat”. Por ja që drejtësia foli sërish.

Berisha u lirua, dhe kjo mbetet të shihet. Tani i takon Mulit, Berishës, Bardhit dhe Gjekmarkajt apo dhe dikujt tjeter, të na thonë se “me lirimin e liderit nga arresti në banesë, ka drejtësi, apo edhe kësaj here ajo është e kapur nga kryetari opozitës”. Kjo kërkon një përgjigje, dhe jo dredha-dredha si ato që bëjnë shpesh ata të kësaj opozite. U mblodhën dhe festuan, sikur Berisha të ishte liruar nga kampi i përqëndrimit. Sa të paditur dhe sa “axhami” janë, tek i shikoja të festonin, të kapeshin krahqafë mes tyre, a thua se Berisha u lirua edhe nga akuzat.

MOS HUMBISNI

Riktheni dëgjimin 100% pa operacion
U Caps

Dëgjimi rikthehet menjëherë pasi ta bëni këtë!
U Caps

Për 6 ditë hoqa rrudhat dhe forcoja lëkurën: shikoni!
SkinGlow

Kjo ul presionin në sekondë! Pastron enët dhe shëron zemrën
HyperGuard
Thonë se “dardha e ka bishtin mbrapa”, por në PD, e dinë se dardha nuk ka bisht fare. U duket sikur tani që Apeli e nxorri nga arresti, do të fitojnë pushtetin. Madje arriti deri atje Gjekmarkaj, sa të heqë paralele me Trump. Natyrisht shumica e atyre e bëjnë “betejën” për të patur të sigurtë emrin në listen e kandidateve për 2025, dhe aspak se i “dhimbset lideri i arrestuar”. Por të na thonë si burrat dhe jo si dredharakët, “ka drejtësi tani që u lirua Berisha, apo jo “. Pasi nga eksperienca e deritanishme, kemi pare se “gjithçka pështyhet, është lëpirë pastaj”.

Pra, e kanë sikterrisur një prokuror apo gjyqtar, dhe kur është vepruar ndryshe (kuptohet sipas ligjit) e kanë kthyer “pllakën”, ose kanë heshtur. Sot dikush nga ata që e kanë baltosur drejtësinë, th a se “ky për Berishën, ishte një vendim i drejtë ligjor”. Sa qesharakër, dhe sa të papjekur politikisht. Dhe hajde të “kam rixha”, jepu pastaj votën për të ardhur në pushtet kësaj opozite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIDONA BEQIRI/ Të ndarë nën një flamur!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k