• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Fieri, qarku ku PS-ja synon 10 mandate
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Fieri, qarku ku PS-ja synon 10 mandate

October 3rd, 2024 F.autor Blog 0 comments

(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë)

Qysh kur në Shqipëri u adoptua sistemi zgjedhor rajonal (ku në secilin qark zhvillohet garë më vete), PS-ja është luhatur mes 9 dhe 10 mandateve parlamentare në Qarkun Fier, të cilit i kanë takuar 16 mandate gjithsej deri më sot. Kështu, më 2009 dhe 2013 ajo mori 9 mandate parlamentare në qark, më 2017 mori 10 mandate, dhe më 2021 mori përsëri 9.

Por shumë ujë ka kaluar në Lumin Seman qysh atëherë.

Kështu, numri i shtetasve që figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile të qarkut është pakësuar në krahasim me qarqet e tjera. Si rezultat, gjasat janë të mëdha që Qarku Fier të mbetet me 15 mandate parlamentare, nga 16 që kishte deri më 2021. Gjithashtu, LSI-ja, e cila ka qenë e fortë në këtë qark në zgjedhjet paraardhëse, është dobësuar kohët e fundit, ndërsa PDIU-ja duket se do të futet në zgjedhje në bashkëpunim me PS-në.

Në zgjedhjet lokale të 2023-shit, 6 kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën 63% të votave gjithsej në qark.
Një rezultat me rritje të ndjeshme ky në krahasim me 2021-shin, kur kandidatët për deputetë të PS-së morën vetëm 52.7% të votave në qark. Të mos harrojmë që në ato zgjedhje PS-ja mori 8,412 vota më shumë seç i duheshin matematikisht për 9 mandatet që siguroi në Qarkun e Fierit.

Duke analizuar të dhënat e 580 qendrave të votimit në Qarkun Fier në zgjedhjet e 4 vjetëve të fundit, rezulton se PS-ja është më afër 10 mandateve, sesa 9 mandateve në qark.

SHËNIM: Në qoftë se PDIU-ja (e cila ka përkrahje të qendrueshme në Qarkun Fier) futet në koalicion me PS-në, rritet probabiliteti që PS-ja t’i arrijë 10 mandatet në qark.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIKOLL LESI/ Po me selinë e PS, ç’patët?!
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Një ‘opozitë’ siç e do Edi Rama!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k