• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Motivi i divorcit: Ajo e tradhëtonte natën partinë dhe e dridhte me SPAK
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Motivi i divorcit: Ajo e tradhëtonte natën partinë dhe e dridhte me SPAK

June 21st, 2024 F.autor Blog 0 comments

Në vitin 1993 gjykoja një çështje divorci në gjykatën e Tiranës.
Hasani 71 vjeç nga fshati Ndroq, kishte kërkuar divorc me gruan e tij Hyrijen sepse ishte lodhur prej saj.
Para se të vendosja divorcin, organizova një seancë pajtimi që të kuptoja arsyet dhe ndërmjetsoja ribashkimin.
Në fillim të seancës pyeta Hasanin: “Pse ndjehesh i lodhur nga Hyrija?”

Ka rrjedhur plaka sepse ka hyrë në politikë – më tha. Ajo nuk bën asnjë punë shtëpie. As nuk prashit specat apo domatet, as nuk pastron shtëpinë dhe as nuk gatuan, por merret veç me mbledhje partie dhe sheh lajmet në TV.
Mbeta pa fjalë por e mblodha veten dhe i bëra Hyrijes pyetjen “1 milion doallar”: “O zonja Hyrije, kë dashuron më shumë ti: Hasanin apo Partinë Demokratike?”
Hyrija u shtang dhe ma ktheu me të qeshur: –
“Partinë e dua ditën, Hasanin natën”
Unë mbajta të qeshurën dhe e kapa situatën.Ja ktheva Hyrijes me seriozitet dhe ngrita zërin:
“- O Hyrije, ndroje orarin e dashurisë, sepse Hasanit i duhesh ditën dhe jo natën. Burri jot në këtë moshë ka nevojë për hyzmet, punë, shërbim dhe muhabet. Ke dy zgjidhje o Hyrje:
1- Ose divorcohu nga partia ose nga Hasani?
2- Mbaji të dyja duke ndërruar turnin. Fli me Partinë Demokratike në ëndrra dhe pastro dhe gatuaj gjatë ditës.

Në fund zgjidha erdhi nga qielli në fakt:
Hyrijen dhe gjithë seksionin e Ndroqit i përjashtuan nga Partia Demokratie si tardhëtarë se u bashkuan me Spartak Ngjelën, duke i bërë rrjedhinisht nder Hasanit dhe Hyrijes që shpëtuan nga divorci.

Mu kujtua kjo historia e tyre kur pash telenovelën Meta-Kryemadhi.
MOTIVI I DIVORCIT: Ajo e kishte tradhëtuar partinë dhe flirtonte me SPAK.
Realisht po i qaja hallin gjygjtarit që do e gjykoj çështjen më qesharake në shekullin e ri.
Gjykata ka dy alternativa vendimarrje:
– Të vendos shpalljen fiktive të divorcit
– Të vendos mbylljen në psikiatri të kërkuesit

Fatmirësisht, populli për herë të parë e ka kuptuar tragji-komedinë me këta kllounë.
Të gjithë po lumturohen dhe po i mëshirojnë.
Në fakt ata nuk meritojnë as ti poshtrojnë.
Tragjedia e tyre sapo ka filluar. Ende nuk keni parë gjë akoma se çfarë do ju ndodh.
As hasmit nuk ja uroj fundin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua
Previous article MERO BAZE/ A e mbron Gazmend Bardhi tezën që SHBA dhe Britania e Madhe janë të korruptuar?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k