• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Nuk e qasnin në fshat, por donte të bijën e priftit për grua
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Nuk e qasnin në fshat, por donte të bijën e priftit për grua

February 26th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Njeriu është i çuditshëm, dhe shumë kompleks.Kërkon ndonjëherë të pamundurën, të paarritshmen, kërkon të lumturohet brënda një dite, të pasurohet dhe të arrijë majat e pushtetit brënda një nate. Dhe fundja, ky është realiteti që e shoqeron pothuajse përgjatë gjithë jetës njeriun. Kështu ka qenë, dhe kështu do të jetë.

Transformimet shekullore, kanë ndikimin e tyre edhe në përshtatshmërinë e dëshirave njerëzore me kohën, me realitetin. Në sisteme të ndryshme politike, njerëzit e pushtetshëm arrijnë të kuptojnë majën dhe fundin e tyre. Kush nuk e ka kuptuar, ka përfunduar, keq. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipërinë e shekullit të kaluar, dhe kjo po ndodh edhe në shekullin e ri. Por me ndryshimin e vetëm se, tek ne politikani, nuk e kupton kur ka prekur “fundin” por vetëm kur ka prekur “majën”.

Thonë një proverb në vjetër në Jug, “kur nuk qasin në fshat, si kërkon vajzën e priftit për grua”. Kjo vlen për ata politikanë që duan “martesë” me pahir, edhe kur nuk i do populli. Për atë kastë politikanësh që duan të “martohen” 2-3 apo dhe 4 herë rresht. Për ata politikanë që duan ti zhvasin “jetës” së tjetrit edhe minutin, për të lumturuar jetën e tyre. Ajo që ka ndodhur në 3 dekadat e fundit me politikanët në Shqipëri (që duan të “martohen” sërish gjithmonë kur u vjen fundi i pushtetit) mbetet një rrugëtim i vështirë përmes krizash, pasi ata nuk kanë arritur të ndertojnë një shtrat të sigurtë reformash zgjedhore, dhe një qendrueshmëri të stabilizuar në aspektin social. Njeriu i vetëm që ka qeverisur dhe “mbretëruar” gjatë në Shqiperinë postkomuniste, mbetet padyshim Sali Berisha. Me ndikimin e tij të gjatë në skenën politike, ai ka arritur të krijojë tek forca e tij politike, kultin e individit, dhe përqëndrim të gjatë klanor të drejtimit të partisë. Pa e kuptuar se, koha dhe mosha, të largojnë vetvetiu nga realiteti dhe ndikimi legjitim i drejtimit, Sali Berisha sot kërkon sërish pushtetin. Ky është rasti i vetëm në Europë, dhe ndoshta në botë, ku një politikan që ka konsumuar shumë pushtet, nuk largohet.

Çfarë po ndodh me ish-liderin e PD-së, çfarë po ndodh me atë parti, që edhe pse mes Europës, sjelljet e lidershipit të saj ngjasojnë me ato të partive opozitare mongole?  Si mundet të mos kuptojnë asgjë nga ndryshimet e forta gjeopolitike, apo realitetin e ri që ka mbërthyer sot Rajonin tonë, Europën  dhe mbarë botën demokratike ?  PD, ishte dhe mbeti parti me cikël të mbyllur, të përkohshëm, dhe të kufizuar. Ajo kurrë nuk u ngrit (dhe nuk ngjiti kurrë) në nivelin e simotrave të saj. Pushteti që kërkon sot Sali Berisha, mbetet kërkesa më absurde që është bërë ndonjëherë nga ndonjë politikan në botë. Zëri i tij i mekur, që vjen nga ballkoni përmes një grushti njerëzish, nuk është buçima e turmave që duan ndryshimin. Kjo pasi, ndryshimi erdhi në 2013, dhe ka gjasa të vazhdojë edhe më gjatë se sot.

Edi Rama, nuk ka ndërmend të “luajë poker” me pushtetin e fituar me mbi 1 milion vota, ndërkohë që kërkesa e ish-liderit (pretendent për “dhëndërr”) mbetet e injoruar plotësisht nga kreu u qeverisë dhe Partisë Socialiste. Edi Rama sot, ka shumicën, edhe pse pushteti i ka konsumuar disa prej ish-bashkëpunëtorëve të tij në rrugëtimin qeverisës. Natyrisht, kjo nuk vlen fare për ta penguar atë të vazhdojë misionin e nisur në 2013, por vlen vetëm për ti kujtuar ish-liderit nga ballkoni se, “kur nuk të duan shumica e shqiptareve, si kërkon pushtetin me votë”…

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ 10 milionë turistë?
Previous article BEN ANDONI/ A mbetet ‘oportunistja’ Tabaku mundësia e vetme e PD-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k