• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Revolucioni vazhdon…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Revolucioni vazhdon…

November 21st, 2023 F.autor Blog 0 comments

“S’ka forcë në botë, të na ndalë në rrugën tonë, revolucioni vazhdon…”. Kushdo e kujton këngën e kohës së komunizmit, ka fatin ta shohë tek opozita e sotme, ose tek pjesa më rradikale e saj. Revolucioni “blu”, duket se ka mbaruar punë me ideatorin e saj, qysh në nisje. Me flakadanë, shashka, dhe tymuese, thuhet se “revolucioni vazhdon deri në fitore”.

Por si mund ti besosh një opozite kaotike, një opozite të dhunshme, e cila nuk njeh bashkëpunim, bashkërendim, nuk njeh gjuhën e fjalës dhe mirëkuptimit reciprok, por thotë “dua këtë, dua atë, dhe kam të drejtë ta marr”. Madje edhe pushtetin e do me “vrap”, pa ardhur zgjedhjet. Kërkon ikjen e kryeministrit Edi Rama, ikjen e qeverisjes tij, kërkon marrjen e pushtetit, edhe pse nuk u votua as nga 50 per qind e demokrateve. Por edhe pse ajo është e vetëdijshme se, “pushteti në demokraci merret me votën e lirë, dhe se qeverisja bie me votë, dhe jo me revulocion”, ideatori i dhunës dhe tymit, nuk mposhtet. Kërkon me çdo mjet “demokratik”, të djegë sallën e Parlamentit, të tymosë muret dhe kundërshtarin politik, duke mos ditur të arrijë asgjë. Në demokraci nuk mund të ecet me moton “nuk ka forcë në botë të ndalë revolucionin tonë”.

Ky mentalitet, i përket së shkuarës. Opozita e sotme në Shqipëri, ka humbur emrin, identitetin, misionin dhe të drejtën e saj për të përfaqesuar anëtarësinë e mbetur. Mbështetësit e saj janë dhuna dhe flakadani. Forca e arsyes dhe argumenti logjik, ka humbur drejtimin e duhur tek lidershipi i “Rithemelimit”. Ka 3-4 seanca parlamentare që tymueset, zjarri dhe rrëmuja, mbizotërojnë jetën e ligjvënësve brënda atij institucioni. Preteksti me gjoja “refuzimi dhe kërkesa për komisionet parlamentare”, nuk janë shkaku i tymit dhe zjarrit në Parlament. E vërteta është se, halli dhe problemi personal i kryetarit de facto të “Rithemelimit”, mbetet shkaku kryesor i anarshisë që kërkohet të minojë jetën parlamentare.

Goditja e SPAK-ut në shumë drejtime, arrestimet dhe dënimet ndaj politikaneve, zyrtareve, grupeve kriminale dhe trafikanteve, kanë bërë tjetersimin e qetësisë së grupimit të “Rithemelimit”. U është prishur qetesia, dhe i ka kapur makthi se, e nesërmja mund të çojë në pranga çdo shkelës ligji dhe abuzues me pushtetin, pasi po hapen dosjet e vjetra. “Revolucioni vazhdon”, kjo është motua dhe shpresa e vetme që po mban “rrethbashkuar”, deputetët e “Rithemelimit”, deri ditën e zgjedhjeve të reja, pas të cilave nuk do të kenë më shansin të mandatohen më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit
Previous article MERO BAZE/ 17 kullat!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k