• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KIMETE BERISHA/ I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!
Home
Blog

KIMETE BERISHA/ I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!

June 1st, 2023 F.autor Blog 0 comments

Unë nuk frikësohem nga sanskionet e Amerikës.
– Politika amerikane është e papërvojë dhe e padrejtë.
– Blinken më ka lënduar.
– Sekretari amerikan është naiv.
– Amerika nuk mendon thellë.
– Për të më kuptuar mua (dhe Glaukun), Amerika duhet të zhytet thellë në mendime.
Albin Kurti është në gjendje të rëndë. Deliri i madhështisë e ka bërë qesharak, derë më derë mediave të huaja, në luftë me Amerikën!
Albin Kurti më nuk po bën politikē.
Po flet si person i përndjekur nga Amerika.
Po sillet si kaçak në luftë kundër ‘pushtuesit’ amerikan.
Kundërshtimet e tij mund t’i bënte me një marifet politik, por deliri nuk ia mundëson të sillet si njeri normal.
Të ishte mirë me mend, nuk do thoshte se nuk frikësohet nga sanksionet e Amerikës.
Se, njeriu do të duhej ta aktronte frikën kur e lyp situata.
Se nëse nuk frikësohesh nga e keqja, do të thotë je psiko.
Por, meqë vuan nga deliri i madhështisë, dëshiron t’i tregojë botës se, qe, ky është ai që nuk i tutët Amerikës.
Të mendosh se Blinken e ka gabim – është krejt normale, por të thuash se Blinken është naiv, ështe anormale.
Naiv do të thotë budalla, i pa sherr, i papërvojë.
Albin Kurti sinqerisht mendon se është më i mençuri, më i dituri, më i forti në botë.
Gjithkush i duket askushi, Albin Kurtit.
Kur sekretari amerikan i duket ‘budalla’, paramendoje se si i dukesh Ti.
Albin Kurti ka nevojë për ndihmë.
E kam vërejtur që vuan nga deliri i madhështisë që nga çasti kur ia tregonte vendin Rusisë dhe vishej si Zelensky në luftë.
Dhe si përfundoi:
Ky i vendosi sanksione Rusisë, Amerika i vendosi sanksione Kosovës.
Kaq i aftë është Albin Kurti.
Ai mendon se mund t’i jap fund
luftës.
Ai mendon se mund ta fillojë luftën.
Ai mendon se krejt varet prej tij.
Ka plane të mëdha. E ka krijuar ‘popullin e diasporës’, që t’i shfrytëzojë kundër perendimit.
Kujton se mund ta shfrytëzojë ushtrinë amerikane në luftë kundër Serbisë.
Ushtrinë amerikane e pranon, ama politikën amerikane për Kosovën nuk e pranon.
Albin Kurti është i vetmuar, sepse ndjehet i vetëmjaftueshëm!
Duke e parë gjendjen e tij mentale që po rëndohet, Franca dhe Gjermania e zëvendësuan me Presidenten.
Do të takohen me Vjosa Osmanin lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë.
Kështu do të duhej të ishte qe nga fillimi, që Presidentja t’i prijë dialogut!
Nuk mjafton të kesh të drejtë.
Duhet të jesh realist.
Ti ke të drejtê të fluturosh – askush nuk ta ndalon, por nuk mundesh.
Sikur të mos kishte halucinacione që e kanë bindur se është superfuqi botërore, Albin Kurti do ta dinte se: edhe nëse e bën luftën në Veri, prap se prap lufta merr fund dhe fillon një dialog tjetër!
Por ky, duke dashur ta mahnis botën me fuqinë e mendjes, po ia tregon botës muskujt…e bananes!
P.S. When God said, “Let there be light!” Chuck Norris said, “Say Please.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion opozitarë, por…
Previous article EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k