• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLENDI KAJSIU/ Fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës dhe çmendina shqiptare
Home
Blog

BLENDI KAJSIU/ Fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës dhe çmendina shqiptare

December 12th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Lajmi që prej ditësh po dominon median dhe diskutimin shoqëror është goditja me grusht e opozitarit Sali Berisha nga një person me probleme të shëndetit mendor. Incidenti ka prodhuar një sasi të tillë spekullimi, konspiracioni dhe absurditeti saqë duket se e ka çmendur median, politikën edhe shoqërinë tonë. Të gjitha duan të gjejnë diçka pas kësaj ngjarje sepse nuk mund të pranojnë banalitetin e saj.

Në vend që të na bëjë të mendojmë për problemin e shëndetit mendor që thellohet gjithnjë e më tepër në shoqërinë tonë, incidenti në fjalë ka prodhur një pafundësi teorish konspirative, njëra më fantastike se tjetra. Ndërkohë në Shqipëri ka një rritje të frikëshme të problemit të shëndetit mendor dhe një mungesë akoma më të frikëshme të trajtimit cilësor të këtij fenomeni.

Në fakt fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës shumë të tjerëve i ka kushtuar jetën. Në këtë aspekt doktori ishte me fat. Me numrin në rritje të personave me probleme të shëndetit mendor, me ekspozimin gjithnjë e më agresiv të Berishës në hapësirën publike, çudia nuk është ngjarja në fjalë, por mungesa e saj në 30 vitet e tranzicionit tonë të çmendur.

E megjithatë askush nuk merret me fenonomenin që nxorri në pah incidenti (kriza e shëndetit mendor) por më atë që ai “fsheh”. Disa argumentojnë se është Rama pas grushtit, edhe pse askush nuk argumenton dot se ç´punë i bënte Ramës ky grusht që i prishi festën e samitit evropian.

Të tjerë thonë se është vetë Berisha, sepse i duhej grushti për të fshehur dështimin e protestës. Ama as Berishës nuk i bënte punë ky grusht sepse i cënoi imazhin që ka tek pasuesit si i fortë dhe i paprekëshëm. Berishistët nuk e dënojnë dhunën, thjesht i vjen turp kur janë preh e saj. Tronditja berishiste u shpreh qartë në deklaratëne Jozefina Topallit se kjo ishte ngjarja më e rëndë në 30 vitet e tranzicionit. E vërtetë për Topallin dhe berishistët ndonëse jo për Shqipërinë.

Së fundmi, të tjerë arguemtojnë se grushti ishte vepër e shërbimeve sekrete të huaja, sidomos atyre Ruse. Sipas tyre shërbimet sekrete ruse nuk janë shumë të zënë me luftën në Ukrainë, me NATO-n, me BE-në, Kinën apo Washingtonin. Ata sytë i kanë tek doktorri ndaj kanë filluar të rekrutojnë të rinj shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Duket se grushti ndaj doktorrit i ka çmendur të gjithë. Askush nuk është i gatëshëm ta shikojë incidentin në banalitetin e tij. Është shumë me e lehtë ta zbukurosh apo fshehësh atë pas teorive të konsipiracionit.

Në fakt ky është roli i këtyre teorive. Ato janë produkt i dëshpërimit dhe depresionit. Nuk është aspak rastësi që personat më të dëshpëruar kanë tendencat më të mëdha për konsiparacion. Është shumë e lehtë dhe e këndëshme ta kuptosh dështimin në jetë si pasojë e forcave jashtë-toksore apo e komploteve ndërkombëtare dhe jo si pasojë e vendimeve të tua. Jeta është më interesante me alien, shërbime sekrete dhe komplote globale sesa me realitetin e një përditëshmërie të mërzitëshme, të varfër dhe të pashpresë.

Në rastin konkret goditja që mori doktorri nga një i sëmurë mendor si dhe rrahja barbare e këtij të fundit nga bodigardët e Berishës ishin skena të një banaliteti tejet të dhimbshëm. Kaq ishte e vërteta e këtij incidenti. Dhe si e tillë ajo ishte shumë pak për tu pranuar si nga shoqëria, si nga politika edhe nga media. Realiteti i hidhur i një opozite që sulmohet nga një person me probleme të shëndetit mendor dhe që udhëhiqet nga një çmenduri politike është tepër për tu përtypur.

E gjithë fabula e opozitës berishiste është një marrëzi ku nuk e gjen dot llogjikën as si kujtim tejet të largët. Ajo do arrijë disa objektiva njëkohësisht edhe pse secila prej tyre është e pamundur edhe veçmas. Do rrëzojë Edi Ramën me revolucion dhe protesta në rrugë. Do ndryshojë politikën e jashtëme të Britanisë dhe SHBA-ve sapo Trump të vijë në pushtet (ndonëse ky i fundit është më larg se kurrë nga presidenca e SHBA-ve).

Do i bëj presion BE-së duke destabilizauar Shqipërinë sepse kështu do ndryshojë politikën e saj të jashtëme pro-Ramës. Do rrëzojë me gjygj në Francë sekretarin e shtetit të SHBA-ve Anthony Blinken. Dhe do fitojë zgjedhjet paralamentare të vitit 2025 me ligjërimin antikorrupsion ndonëse në krye ka Ilir Metën që njihet si politikani më hajdut i tranzicionit, dhe Sali Berishën që është politikani më i refuzuar nga Shqiptarët (75% nuk e duan).

Ky është realiteti i dhimbëshëm i opozitarizmit dhe demokracisë sonë. Përballë çmendurisë opozitare agresori i Berishës duket pothuajse normal. Artikulimet e tij pa sens nuk janë më të pallogjikëshme se fabulat absurde të opozitës me teori konspiracioni global apo me fushata anti-korrupsion që udhëhiqen nga Ilir Meta. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e papërtypëshme që duhet fshehur pas teorive konspirative.

Ndaj një grusht sa banal edhe pa llogjikë prodhon shpjegime dhe debate akoma më të çmendura nga media, politika dhe shoqëria jonë. Çdo ditë shpikim narrativa gjithnjë e më absurde për të mos e parë në sy banalitetin e realiteti ku jetojmë. Kjo është çmenduria jonë. Ndoshta nuk është rastësi që na e nxorri në pah një person me probleme të shëndetit mendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Pse “sovranistët” ndihen keq nga zgjedhja e Altin Dumanit në krye të SPAK?
Previous article BEN ANDONI/ Një hierarki për ditë-festat dhe dëshmitë gojore!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k