• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Berisha ka prodhuar gjithmonë “dy palë” të përndjekur?
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse Berisha ka prodhuar gjithmonë “dy palë” të përndjekur?

October 24th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Nëse ka një rekord politik të paarritshëm Sali Berisha, është përçarja që i ka bërë çdo partie, apo organizate politike këto 32 vjet, duke i ndarë në dy palë, në raport me të dhe jo në raport me objektivin për të cilën janë krijuar.

Mes tyre më të goditurit janë-ish të përndjekurit dhe burgosurit politik të komunizmit të cilët prej vitit 1992, janë ndarë prej gjithmonë në dy palë, në një palë që janë të përndjekur dhe luftonin për të drejtat e tyre dhe në një palë tjetër që luftonte për të mbështetur Berishën kundër palës tjetër.

Qysh në grevën e parë të ish-të përndjekurve në verën e vitit 1991, Sali Berisha piketoi ish-të përndjekurit që do të vazhdonte t’i përndiqte dhe të tjerë që do t’i kthente në ushtarë të tij.

Kryetari i parë i kësaj shoqate Kurt Kola, i rezistoi Berishës dhe më vonë, edhe me mbështetjen e Azem Hajdarit u përball me të me greva dhe revolta kundër qeverisjes, por kjo nuk e ndali Berishën. Për të sfumuar atë, ai nxiti si gjithmonë ngritjen e shoqatës së të “përndjekurve e të burgosurve politik demokratë”, pra një fraksion të përndjekurish, që nuk luftonin për të drejtat e tyre, por për pushtetin e Berishës.

Kjo histori imitonte atë që Berisha kishte bërë me partitë politike. Ai krijoi kundër Godos një Parti Republikane tjetër me një kryetar nga Tropoja, derisa më në fund e vuri nën kontroll partinë e Godos përmes Mediut. Ai ndau Partinë Socialdemokrate të Gjinushit, në një fraksion tjetër pro tij. Më pas ndau Ballin Kombëtar dhe Ballin Kombëtar Demokrat. Vazhdoi përçarjen me Legalitetin duke ndarë edhe aty Legalitetin demokrat. Po kështu ndau demokristianët në pro ti dhe kundër tij.

Në kulmin e protestës së të përndjekurve politik në vitin 1990 kundër tij, ai i shantazhoi ata me dosje dhe detyroi zotin Miraka, një prej të përndjekurve që ishte në krye të shoqatës kundërshtare të asaj kohe, të pranonte se kishte qenë bashkëpunëtor sigurimi.

Ky ishte në të vërtet çelësi i suksesit të tij. Duke pasur në dorë disqet e dosjeve të Sigurimit, ai i shantazhonte ata duke i detyruar ose të ishin të “përndjekur demokratë” ose do të dilnin spiunë.

Kjo ishte e vetmja mënyrë që ai t’i përdorte dhe keqpërdorte ata.

Tani pas miratimit të ligjit të dosjeve nga Kuvendi dhe refuzimit të Berishës për ta votuar atë, pritet të fillojë një valë e re përçarjes e Berishës ndaj të përndjekurve politikë, duke i detyruar ata të jenë pro atij, ose kundër tij dhe jo pro apo kundër hapjes së dosjeve. E ka pak të vështire të shantazhojë me dosje tani se ato do hapen për të gjithë dhe nuk i shpëton dot, por me sa duket do përpiqet tu bëj avokatin viktimave që ka shantazhuar deri më sot. Por e sigurt është se ai do vazhdojë të mbledh të përndjekurit e vet kundër të përndjekurve të komunizmit. Është e vetmja mënyrë t’i de faktorizojë ata dhe t’i poshtërojë edhe më keq se komunizmi, duke i vënë njëri kundër tjetrit. Siç i vinte Sigurimi i Shtetit në qeli ata më të dobëtit kundër atyre më dinjitozëve. Tani i vetmi Oficer Sigurimi që ka mbetur në politikë, është Sali Berisha dhe ai duket që do ta vazhdojë këtë rol.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Inati i 715 mijë opozitarëve dhe kandidatët e përbashkët të opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k