• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë…
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë…

July 27th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit për të verifikuar të gjithë listën e kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmi nuk pati ndonjë jehonë të madhe, për faktin se ne ishim vetëm njëra prej forcave të reja politike që garonim, ndërkohë që partitë kryesore nuk e kishin fare në fokusin e tyre këtë temë.
Natyrisht, nuk e kemi menduar për asnjë çast atëherë dhe as nuk na shkon fare mendja tani, se ky ishte një vendim heroik, për të cilin shoqëria shqiptare duhet të na duartrokiste patjetër. Ishte thjesht një gjest i vogël respekti për disa parime themelore mbi të cilat duhet të mbështetet një kauzë politike.
E kishim të qartë që në fillim se kjo nuk ishte një çështje prej të cilës mund te siguroheshin përfitime elektorale, për sa kohë që me dosjet e Sigurimit të Shtetit është abuzuar kaq shumë në këto 30 vjet, për fat të keq, nga të dyja palët politike.
I shkuam deri në fund bindjes sonë se mendonim që ky ishte detyrimi ynë minimal ndaj publikut dhe në një kohë të shkurtër morëm përgjigjen e duhur nga institicioni përgjegjës.
Por duhet theksuar se nuk mbërritëm rastësisht në atë pikë. Disa vite më parë, kur shqyrtohej ligji i dosjeve në parlament, në cilësinë e deputetit të opozitës, i pata kërkuar Ilir Metës, si kryetar Kuvendi, që verifikimin ta fillonim nga deputetët, si përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit.
Propozimi im sigurisht që nuk u përfill dhe pati një injorim total, jo vetëm prej tij dhe prej maxhorancës socialiste të kohës, por çuditërisht edhe prej grupit parlamentar të PD. Konsensus i plotë, me një llaf.
Sot, më shumë se kurdoherë tjetër, është rasti për të provuar se investimet serioze nuk shkojnë dëm asnjëherë. E thënë me gjuhë popullore, hidhe të mirën në det, se ta kthen kripa në gjellë.
Edhe pse ndoshta pa asnjë përfitim konkret, duhet theksuar se nuk është pak asnjëherë që të mbjellësh farën e një qasjeje të re të moralit politik në një shoqëri të traumatizuar nga deformimet e tmerrshme për shkak të abuzimit me pushtetin. Të cilat, jo rastësisht, në Shqipërinë e këtyre 30 vjetëve kanë për autorë dhe protagonistë subjekte me hije të tmerrshme të integritetit të figurës së tyre.No photo description available.No photo description available.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?
Previous article LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k