• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ 30-përqindëshi gri, kala e vështirë për Berishën e Metën
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ 30-përqindëshi gri, kala e vështirë për Berishën e Metën

April 23rd, 2022 F.autor Blog 0 comments

Berisha ka deklaruar se tash e tutje PD-ja do të bëjë një opozitë që s’do të jetë më lojë kukullash (nënkupton që ishte e tillë, për sa kohë Basha ishte në krye të PD-së). Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se pasi të mbarojë mandatin presidencial, do të rikthehet në meidanin politik me një energji të fortë opozitare.

Por sa përkrahje kanë aktualisht këta dy politikanë ndër banorët e rritur të Shqipërisë?

Nga një sondazh që zhvillova ditët e fundit, rezultonte se raporti i simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë ishte pak a shumë 4-3-3 (tingëllon si një formacion skuadre futbolli…). Konkretisht, mbi 4/10 e banorëve të rritur simpatizojnë Ramën, pothuaj 3/10 e banorëve të rritur simpatizojnë Berishën e Metën, dhe 3/10 e banorëve të rritur nuk simpatizojnë asnjërin nga tre politikanët kryesorë. (Detajet e rezultatit të sondazhit mund t’i shihni të pasqyruara në grafikun e mëposhtëm)

30-përqindëshi gri, kala e vështirë për Berishën e Metën

Në mënyrë që të dy së bashku (Berisha e Meta) të jenë konkurrues përballë Ramës, duhet të bëjnë për vete të paktën gjysmën e 30-përqindëshit gri në grafikun e mësipërm. Por ai 30-përqindësh, ku 2/3 janë në grupmoshën 18-49 vjeç, është një kala shumë e vështirë për tu penetruar nga Berisha dhe Meta – këtyre zgjedhësve u kanë ardhur në majë hundës të tre politikanët kryesorë (të cilët e kanë dominuar skenën politike të vendit në dekadat e fundit). Për të depërtuar në atë kala duhet që në krye të opozitës të jetë një udhëheqës i ri – jo vetëm në moshë, por edhe në mendim…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Për ata që ndjekin verbërisht Sali Berishën
Previous article ARTUR AJAZI/ Presidenti!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k