• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Shajeni Amerikën, por ruajeni fjalën e fundit se nuk i dihet…
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Shajeni Amerikën, por ruajeni fjalën e fundit se nuk i dihet…

April 12th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Sa herë që SHBA hap listat e zullumqarëve në Shqipëri, efekti më i parë është ai i hutimit. Në derën e Parlamentit kishte shumë gazetarë kuriozë për shpalljen non grata të një politikani dhe një bosi mediash por deputetët e ministrat që kalonin para tyre kufizoheshin me ndonjë batutë apo gjysëm fraze të hedhur në nxitim. Efekti që futja në listat e zeza amerikane të emrave të rinj të politikës e biznesit shqiptar shkakton, ka brenda gjithnjë hutim dhe frikë. Të dyja të justifikuara.

Skedimi financiar i Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit përfliteshin prej muajsh në ambjentet e politikës e medias. Në thelb ishte një lajm që priste vetëm të zyrtarizohej. Edhe sot, si në të shkuarën, përfaqësuesit e qeverisë u fshehën pas shprehjes “vendimet e SHBA nuk diskutohen”  kurse opozitarët më së shumti thanë se nuk e kishin lexuar akoma lajmin.

Vendimi i radhës i DASH dhe Departamentit të Thesarit në SHBA përfshin edhe figura të njohura të politikës rajonale. Milorad Dodikut, aq të përmendur nga përkrqahësit e Berishës muajt e fundit, i janë shtuar ish-kryeministri maqedon Gruevski të cilin amerikanët e përcaktojnë si të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion. Vathës ballkanike të të padëshëruarve i shtohen edhe ish-kryetari i federatës Serbi-Mali i zi në vitet 2003-2006 Maroviç dhe deputeti boshnjak Saraljiç si dhe kryeprokurorja e Bosnje-Hercegovinës Tadiç.

Siç shihet, as që bëhet fjalë për falje mëkatarësh nga Uashingtoni, siç abuzohet shpesh me rastin e Dodik nga Rithemelimi dhe mediat pranë tij. Përkundrazi, selektimi i emrave të mësipërm, bashkë me ata shqiptarë, tregon se SHBA po fillon ta plugojë në thellësi nëntokën e rajonit tonë, në kërkim të identifikimit dhe skedimit të personave me rekorde kriminale, korruptive apo minuese të sigurisë dhe interesave amerikane në këtë pjesë të botës.

Skedimi i Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit është një nga ato raste të arta që Sali Berisha nuk mund t’i shfrytëzojë për interes politik. Të ishte për diçka tjetër, do të kishte thirrur një Foltore jashtë radhës e do kishte bërë namin, por për shpallje non grata kjo është e pamundur. Sa do donte që t’ja numëronte edhe një herë të tëra Qifes, një e nga një. Por ja që në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litarin, thotë proverbi.

Në anën tjetër, zgjatimi i listës së non gratave shqiptarë dhe atyre ballkanikë, dëshmon se procesi amerikan i goditjes po shkon drejt intensifikimit, e jo drejt zbutjes si fjala vjen përmes padive si ajo e gjykatës së Parisit, ku Berisha ka varur shpresat për të marrë mbrapsht të drejtën e shkeljes në tokën pëërtej Atlantikut.

Hapi i rradhës i autoriteteve amerikane për të skeduar dy figura të njohura publike në Shqipëri, një politikan dhe një pronar të rëndësishëm mediash, shënon një sinjal të qartë se makineria amerikane e identifikimit dhe goditjes së asaj pjese të elitës që konsiderohet si e korruptuar dhe e inkriminuar nga SHBA, vijon me ritmin e saj të patrazuar nga asnjë turbulencë apo situatë e caktuar që mund të prodhohet në Shqipëri nga shfaqja e emrave të bujshëm në listën e zezë.

Mund ta shajnë e urrejnë sa të duan Amerikën, por mirë është ta mbajnë njërin sy e njërin vesh nga ajo derë se nuk i dihet. Që të mos mbeten si deputetët tanë në dyert e Kuvendit sot pasdite. Pa fjalë dhe duke shpejtuar hapin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Thonjtë e 30-vjeçares që duhet të na kapin prej fyti”
Previous article LUTFI DERVISHI/ A ka radhë në Drejtësi?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k