Mustafa Nano, disa ditë më parë ngrinte pyetjen se nga marrin shkas përkrahësit e Vladimir Putinit në Tiranë, në mes të një lufte, ku në mënyrë të hapur po del një valë reziestence ndaj shumicës që është realisht e tronditur nga tmerri i Rusisë në Ukrainë, që po e shikojmë nga ora në orë.
Në fakt nuk ka ndodhur, që për një rast të ngjashëm, të ketë një introduksion kaq kontrapetal të idhujtarëve të Vladimir Putinit. E kur pa: në mes një një lufte që po shikohet live në sytë të botës si një agression i tmerrshëm që shkakton viktima e dëme të tmerrshme.
Por, në këtë vijë të daljes së një përroi psiqik putinian, në një farë mënyre, problem nuk është se dalin njerëz që i thurin laved kreut të Kremlinit në emisionet e prime time në Tiranë. Por ajo që duket se po shkel një logjikë normale, është mënyra sesi ca njerëz që janë as përfaqësues e as relevant, shpërndajnë në eterin shqiptare tmerre e shargone anti-Semite, që nuk kanë qenë asnjëherë shqiptare.
E në këtë logjikë, po diskutohet një qarkore e AMA-s që ka reaguar ndaj një “historian” e “profesori”, i cili ka marrë pjesë në një diskutim të nivelit të lartë mbi luftën në Ukrainë.
E argument kryesor i këtij “intelektuali” ishte “çifutëria botërore”, “homoseksualët”, “fashistët” e gjëra të tilla.



Leave a Reply