• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ A do ketë aleanca fluide “pro Berishës” më 6 Mars?
Home
Blog

MERO BAZE/ A do ketë aleanca fluide “pro Berishës” më 6 Mars?

January 25th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Të gjithë bien dakord se zgjedhjet e 6 Marsit janë një përpjekje për të verifikuar në terren atë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e verfikuan dot në një sallë të vetme votimi. Të gjithë bien dakord se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë betejë për jetë a vdekje, të marrin mandatin e shumicës opozitare në vend në këto zgjedhje. Për këto arsye Ilir Meta harroi dhe përbetimin kundër zgjedhjeve të 30 Qershorit, dhe i dekretoi zgjedhjet sapo kuptoi se mund të kishte një rast që bashkë me Berishën ti merrte shumicën opozitare Lulzim Bashës.

Po ashtu të gjithë e dimë që Edi Ramës nuk i hyjnë në punë fare këto zgjedhje. Madje mund të ketë dëshirë t’i humbas të gjashta, vetëm se nuk ka mundësi, pasi nuk e lë Berisha me Bashën.

Në këto kushte e vetmja gjë që duhet hetuar është aleanca fluide e elementëve “të fort” siç perceptohen faktorët elektoral të pavarur në Shqipëri, që i bashkangjiten herë PS, e herë PD.

Pas shpalljes së Berishës “a non grata” dhe sidomos pas betejës së tij për tiu kundërvënë SHBA dhe politikës së saj në Shqipëri, Berisha dhe Meta po formojnë një pol antiamerikan, që qartazi do konkretizohet me partinë e tyre të re “sovraniste”.

Kjo është parë me simpati nga shumë element të tjerë në politikën shqiptare kryesisht individë apo grupime që shikojnë në prespektivë një fat të njëjtë me Berishën e Metën, për shkak të SHBA dhe këmbnguljes së tyre për Reformën në Drejtësi.

Për këtë arsye ka shumë shanse që këta element, të cilët në shumicë kanë ofruar mbështetje të tyre për pushtetin në Shqipëri, në këto zgjedhje të devijojnë heshturazi votat për grupin Berisha Meta i cili në të vërtet i përfaqëson ata në politikën shqiptare.

Duke qenë zgjedhje të parëndësishme për Partinë Socialiste dhe mbi të gjitha duke qenë zgjedhje ku ata vet nuk kanë ndonjë interes konkret, ka shumë shanse që ata të devijojnë votat drejt Berishës e Metës, në shenjë solidariteti, por dhe si investim për të ardhmen e tyre politike.

Edhe pse është ende herët pasi nuk kanë dal kandidatët nga asnjë parti, është shumë interesante të shikohet se si simpatia e këtyre grupeve, por dhe plot individëve të tjerë brenda së majtës në këto zgjedhje pa interes për socialistët dhe pushtetin e tyre, shkon për dyshen Berisha Meta. Natyrisht në heshtje dhe diskrecion të plot, pasi nuk duan të marrin përsipër telashet e tyre, por kanë një dëshirë për suksesin e tyre. Siç thuhej dikur në Labëri në kohë të luftës, jo pa humor, “Partia të fitojë, por Balli të mos humbas”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Më fal ndoj send, Zotni!, dhe profili i PD-së për nesër
Previous article YLLI PATA/ Ilir Meta, shefi politik i partisë së Sali Berishës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k