• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ “Provokimi”  i palumtur i Edi Ramës
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ “Provokimi” i palumtur i Edi Ramës

October 10th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Para rreth dy javësh, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, doli para medieve dhe shpalli se jemi përballë një krize të madhe në horizont. Energjia që ne konsumojmë do të shtrenjtohet dhe do të sjellë një reaksion zinxhir e do të prekë gjithë ekonominë tonë. Nuk kaluan as dy javë dhe tani të gjithë po e shohim se, vërtet, bota po përballet me një gjendje të vështirë, me rritje çmimesh, me mungesë të ofertave në hidrokarbure dhe në gaz e për pasojë me rritje çmimesh në të gjitha anët.

Nëse dikush është i ineteresuar të kuptojë më shumë për këtë krizë, sot, në epokën e informacionit global, e ka shumë të lehtë që të lexojë arsyet e kësaj krize të re, qoftë duke konsultuar mediet dinjitoze dhe ato që janë në pararojë të ideve, qoftë edhe duke ndjekur informacionet pafund që vijnë nga të katër anët e globit.

Pra, paralajmërimi i Edi Ramës, me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë për krizën që po dukej në horizont nuk ishte i gënjeshtërt, por një alarm i vërtetë. Mënyra se si e shpalli këtë alarm dhe koha kur e paraqiti, u duk edhe si një provokim për të parë se si do të reagonte mjedisi politik në vend, por për të parë edhe si çfarë problematikash do të dilnin në mënyrë që, në një kohë të shkurtër, ai të kishte mundësi që të formulonte një tekst tjetër tani jo « provokativ », por « qetësues ».

Pikërisht në këtë ndërkohë, opozita, e cila tani duhet llogaritur me dy pjesë, pra opozita e Lulëzim Bashës që përfaqësohet më së shumti në Parlament, e mbërthyer në cep të ringut nga grushtet që i jep opozita e « foltoreve » të Berishës, u shkund, mori veten dhe iu duk sikur argumenti i erdhi nga qielli dhe, në vend që ta shfrytëzonte këtë « provokim » të kryeministrit shqiptar për të ndërtuar një narrativë të re, më të qetë, të nxiste një seancë parlamentare me debat, të përgatitej mirë dhe ta kthente parlamentin e Shqipërisë në një tribunë ku të tregoheshin të gjitha politikat e mbara e të mbrapshta që janë zbatuar në këtë vend dhe që në pjesën më të madhe e kanë masakruar sistemin energjitik shqiptar, u rrëmbye dhe u shfaq ashtu siç e kemi parë në gjithë këta vjet : pa personalitet dhe të përciptë. Lulëzim Basha kishte rastin e artë që, pas heshtjes së gjatë dhe mospërfshirjes në debat me Berishën, të shfaqej ndryshe. I përmbajtur, i përgatitur, me një diskutim jo të llojit të prokurorit të gatshëm, por të liderit të munguar. Kjo nuk ndodhi. Ai vetë u shfaq ashtu siç edhe është për fat të keq : i lehtë në mendje dhe qesharak në kërcënime. Ndërsa plani me 7 pika dhe ngulmimi për të rritur rrogat janë jo vetëm arsyetime të pambështetura në realitet, por i japin dorë kryeministrit për ta zgjeruar retorikën e tij edhe me metofora nga kohë të palumtura për shqiptarët. Si të mos mjaftonte kjo, opozita e « foltoreve » bënte thirrje për protesta e për luftë me armët e komedisë së Berishës që reciton qytet më qytet.

Ndërkaq, fill pas këtij « provokimi » Edi Rama, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, shpalli planin e tij për të përballuar krizën energjitike duke marrë përsipër që, ashtu si në dy krizat e mëparshme, qeveria do të bëhet garant që edhe pesha e kësaj krize të mos bjerë mbi shtresat e pambrojtura.

Pra, si përfundim, edhe këtë radhë ftesa për « provokim » nga Rama nuk u kuptua, nuk u dëgjua dhe nuk u trajtua me argumentet dhe mundësitë e arta që ka një opozitë për të bërë skanerin e sjelljes së të gjitha qeverive me sistemin energjitik, nuk u shfrytëzua prej saj që ajo t’i paraqitej publikut me një epërsi të re dhe me një model të ri komunikimi. Ajo do të kishte pasur një tjetër pamje sikur në debatet e saj të ishte frmëzuar nga kolegu dhe miku im Adriatik Lapaj, i cili, në një debat televiziv me Kryeministrin e Shqipërisë, tregoi më shumë grintë, aftësi dhe profesionalizëm se të gjitha ligjërimet e opozitës në Parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Shtëpia e PD-së nuk bëhet institucion dhe si Berisha peshkon konfuzionin
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Më pak se gjysma e të djathtëve, optimistë për ardhjen në pushtet me Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k