• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Berisha në epërsi ndaj Bashës, por PD-ja e përçarë…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Berisha në epërsi ndaj Bashës, por PD-ja e përçarë…

October 9th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Në anketimin e fundit për Euronews Albania, kompania MRB pyeti një kampion përfaqësues të banorëve të rritur të Shqipërisë se cili do të ishte udhëheqësi i duhur për të drejtuar PD-në. Ndër të anketuarit që kishin votuar për PD-AN më 25 prill, vetëm rreth gjysma (49.5%, që përfaqësojnë rreth 320 mijë votues të PD-AN) preferonin Berishën, mbi 1/3 (34.6%, që përfaqësojnë rreth 225 mijë votues të PD-AN) preferonin Bashën, rreth 1/11 (8.3%, që përfaqësojnë rreth 54 mijë votues të PD-AN) preferonin një udhëheqës të ri, dhe pjesa e mbetur u përgjigj “Nuk e di”. (Për krahasim, 81% e votuesve republikane duan që Donald Trump të jetë kandidati i tyre për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, megjithëse do të jetë 78 vjeç kur të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA)
Epërsia e Berishës ndaj Bashës brenda elektratit demokrat është e dukshme. Sidoqoftë kuotat e pozitivitetit të të dyve në opinionin e gjerë shqiptar (jo vetëm në atë demokrat) janë të ulta; të dy janë poshtë nivelit 30% të banorëve të rritur.
Në fakt, për PD-në është e rëndësishme çfarë mendon elektorati i saj për ardhjen në pushtet? Sipas anketës MRB, më pak se gjysma e të anketurave të thjeshtë demokratë (47.8%, që përfaqësojnë rreth 310 mijë votues të PD-AN) mendojnë se largimi i Berishës nga grupi parlamentar Nuk do ta ndihmojë PD-në të vijë më shpejt në pushtet. Nga ana tjetër, më pak se çereku i tyre (22.8%, që përfaqësojnë rreth 150 mijë votues të PD-AN) mendojnë se Do ta ndihmojë, dhe pjesa e mbetur u përgjigj “Nuk e di”.
Duket qartë se vendimi i Bashës nuk ka ngjallur optimizëm në elektoratin demokrat (përkundrazi). Por nga ana tjetër, vetëm gjysma e demokratëve të thjeshtë e përkrahin rikthimin e Berishës në krye të PD-së, ndërkohë që 8.3% duan një udhëheqës të ri në krye të saj.
Me pak fjalë, PD-ja është një familje e madhe, aktualisht e përçarë …

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Hej Broja, mos e digj veten! Nuk i përket vetëm vetes, je shpresa e Shqipërisë
Previous article ENDRI KAJSIU/ Luli, të keqen mësoje matematikën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k